Vendimi i Qeverisë: Vuçiq lejohet të vijë për fushatë në Kosovë

Aktuale

Vendimi i Qeverisë: Vuçiq lejohet të vijë për fushatë në Kosovë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 13:33
Vuçiq

Qeveria e Kosovës  ka marrë vendim për ta lejuar vizitën e Vuçiq në Kosovë. Ai do të qëndrojë tre orë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës për shtyp që e ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.

 Hoxhaj ka deklaruar se ka qenë vendim i vështirë për qeverinë sidomos pas provokimeve të fundit të Serbisë, mirëpo vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë sikurse Gjermania dhe Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat