Veseli del kundër rritjes së pagave të deputetëve

Aktuale

Veseli del kundër rritjes së pagave të deputetëve

Më: 28 mars 2017 Në ora: 14:50
Kreu u Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli

Kreu u Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është kategorikisht kundër rritjes së pagave për Deputetët e Kosovës.

Thotë se ky vendim është një plan disa prej tyre, e jo vendim unanim nga të gjithë përfaqësuesit e popullit.

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t'ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar Veseli në faqen e tij të Facebook-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat