Kroacia dhe Çekia me kahe të ndryshme për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale

Kroacia dhe Çekia me kahe të ndryshme për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Më: 28 mars 2017 Në ora: 22:25
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, nuk janë pajtuar sot në Zagreb rreth mbështetjes së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Të dy presidentët përveç çështjeve bilaterale, biseduan edhe për zgjerimin e NATO-s dhe BE-së në rajon.

“Republika Çeke i jep mbështetje integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe NATO”, theksoi Zeman dhe shtoi se Çekia mbështet hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen. 

Në pyetjen a e mbështet hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe zgjerimin e NATO-s, Zeman tha se mendimi i tij vlen për vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo nuk vlen për Kosovën, meqë siç u shpreh ai, nuk është i sigurt nëse Kosova i përket NATO-s.     

Kurse Presidentja Grabar – Kitaroviç u përgjigj se Kroacia angazhohet për zgjerim, gjegjësisht konsolidimin e BE-së në hapësirën e Evropës Juglindore, por edhe të NATO-s për të gjitha ato shtete që e dëshirojnë atë. 

“Në këtë moment Serbia këtë nuk e dëshiron, por ndoshta një ditë do të dojë”, tha Kolinda Grabar Kitaroviç.

Presidenti çek Zeman porositi se “Evropa duhet të jetë unike, nuk mund të ketë dy apo më shumë shpejtësi, meqë kjo është tërësisht e pamundur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat