Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Salih Morina ka njoftuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se është takuar me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee.
Bashkë me Morinën i cili është zv/shef i Grupit Parlamentar të LDK-së nga kjo parti kanë qenë edhe deputetët Vjosa Osmani e Anton Quni.
“Sot , me ftesë të Ambasdorit z. Greg Dalawie në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, takim i organizuar për nder të z.Hoyt Yee , Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit”, ka shkruar Morina në ‘Facebook’.
Deputeti i LDK-së, nuk ka treguar për temat qe janë diskutuar në këtë takim.