Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Leposaviqi me memorandum bashkëpunimi

Aktuale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Leposaviqi me memorandum bashkëpunimi

Më: 29 mars 2017 Në ora: 11:37
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit  -Ndërtimi i rrugës në lagjen Qukarak, lumi Tvgjanska dhe Sllanisht në Komunën e Leposaviqit.

Nënshkrimi i  marrëveshjes së mirëkuptimit mes Gecaj dhe Jabllanoviq u realizua në kuadër të mbështetjes financiare të MAPL-së për komunat në financimin e projekteve me interes për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat