Konjufca: Prej MSA-së deri në BE, Kosovës i duhen dhjetë vjet

Aktuale

Konjufca: Prej MSA-së deri në BE, Kosovës i duhen dhjetë vjet

Më: 29 mars 2017 Në ora: 11:42
Deputeti i Vetëvendosjes, Galuk Konjufca

Deputeti i Vetëvendosjes, Galuk Konjufca ka thënë se lëvizja e tyre që nga fillimi kanë pasur kritika për mënyrën se si ka shkuar dialogu.

“Dialogu me Serbinë prej fillimit i ka pasur problemet e veta”.

“Qeveria vendosi në mënyrë të njëanshme të bisedojë me Serbinë, vetëm një ditë pasi në Kuvend diskutuam se a duhet apo jot ë bisedohet me Serbinë”.

“Qeveria e Kosovës ka shkruar në bisedime plotësisht e papërgatitur”.

Këto komente Konjufca i ka bërë në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës”.

“Rezultati kryesor i dialogut ka qenë Zajednica – të cilën e ka rrëzuar Gjykata, i ka pas 23 gabime”.

“Kryeministri e ka shkel Kushtetutën e vendit vend dhe këtë nuk e ka ditë”.

Konjufca tha se Kosovës i duhen së paku dhjetë vite prej MSA-së deri te integrimi në Bashkimin Europian”.

“Por kur do të jetë BE pas 10 viteve – tash ka shtete që duan të largohen prej BE-së”.

“Njohja e Kosovës prej Serbisë nuk është askund – ata nuk na njohin për qejf por kur e kanë zorin”.

“Ne duhet të kemi reciprocitet me Serbinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat