Nesër seancë për aktivistët e VV-së të akuzuar për terrorizëm

Aktuale

Nesër seancë për aktivistët e VV-së të akuzuar për terrorizëm

Më: 29 mars 2017 Në ora: 16:44
ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë për nesër është caktuar seanca e dytë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.

Avokati i Krasniqit Tomë Gashi ka bërë të ditur se në këtë seancë Gjykata do të duhet të vendos lidhur me kërkesën e avokatëve për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Krasniqi, Arifi, Haliti dhe Batusha akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat