Nëse Qeveria nuk reflekton, punonjësit shëndetësor fillojnë grevë urie

Aktuale

Nëse Qeveria nuk reflekton, punonjësit shëndetësor fillojnë grevë urie

Më: 30 mars 2017 Në ora: 00:26
QKUK

Gjithë personeli shëndetësor nga Qendra Klinike Universitare, gjatë ditës së sotme kanë protestuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth kushteve në të cilat ata punojnë.

Ndërkaq Xhemail Selmani nga Federata e sindikalistëve të Shëndetësisë, tha se nëse Qeveria aktuale nuk reflekton në përmirësimin e kushteve të tyre të punës, do të përdoren dhe format më radikale të mundshme deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

”Institucionet ende nuk janë shprehur. Po presim nga Ministri i Financave dhe Kryeministri realisht të reflektojnë për kërkesat tona”.

”Sot kemi mbajt një protestë një orëshe paralajmëruese, uroj mos të bie në vesh të shurdhër. Nëse kërkesat tona nuk merren parasysh do të mblidhemi e do të vendosim brenda 10 ditëshit të ardhshëm për mënyrën e shprehjes së pakënaqësive tona sipas rregullave sindikaliste”.

”Nëse këto kërkesa nuk  merren parasysh mund të pasojnë edhe format më radikale, që mund ta rrezikojnë shëndetin e pacientëve në përgjithësi shëndetin e popullatës”.

Veç tjerash Selmani, tha se Qendra Klinike Universitare përballet me kushte të rënda të ambientit të punës, me ç’rast ata kërkojnë rritje të pagave apo të ketë materiale të bollshme shpenzuese për trajtimin e pacientëve.

Xhemaili tha po ashtu se ka raste kur në sallat e operimeve ka mungesë ndriçimi teksa pohoi se spitali i Prishtinës ka vetëm një rezonancë magnetike e cila për shkak të ngarkesës së madhe shpesh bie nga funksioni.

”Nëse flasim për kushtet e punës, kemi kërkuar rritje të pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës”.

”Në kushte të punës futen marterialet shpenzues deri tek paisjet apo impiantet e ndryshme me të cilat punojmë me to”.

”I gjithë ky spital ka një rezonancë magnetike e cila për shkak të ngarkesës në një pjesë të mirë të kohës bie nga funksioni”.

”Të gjitha këto pakënaqësi na kanë shty që ne të ngrisim zërin pë kushte më të mira pune që t’i shërbejmë pacientit tonë në mënyrë dinjitoze. Në salla të operacioneve ka mungesa të ndriçimit. Kur merren parasysh kushtet tona në këtë mënyrë bëjmë punë heroike”, ka përfunduar Selmani, në Ora e Fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat