Pamje nga arrestimi i shqiptarëve të Kosovës të dyshuar për planifikimin e sulmit në Itali

Aktuale

Pamje nga arrestimi i shqiptarëve të Kosovës të dyshuar për planifikimin e sulmit në Itali

Më: 30 mars 2017 Në ora: 14:19
Fotografitë e katër terroristëve nga Kosova të cilët kishin planifikuar të kryenin sulm në Venecia.

(E plotësuar) - Policia italiane ka publikuar pamjet e bastisjes së banesave dhe më pas arrestimit të kosovarëve, Fisnik Bekaj (24 vjeçar), Dakë Haziraj (25 vjeçar) dhe Arjan Babaj të cilët dyshohen se kanë planfikuar të kryenin një sulm terrorrist në qytein Venecia të Italisë.

Pos tyre, si i përfshirë në këtë rast është arrestuar edhe një kosovar i katërt i mitur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Në banesën e të dyshuarve është gjetur armatim.

Sipas mediave italiane,  kosovarët planifikonin ta hidhnin në erë urën e famshme “Rialto” të qytetit me shpresën për të vrarë qindra turistë, transmeton Klan Kosova.

Ky grup i ka thënë  hetuesve, se ishte frymëzuar sidomos nga sulmi jashtë Parlamentit britanik.

Nga  bisedat telefonike të përgjuara , të dyshuarit janë regjistruar duke festuar sulmin terrorist të  javës së kaluar në Londër,  ku Khalid Masood 52 vjeçar shkeli me veturë njerëzit që po qarkullonin nëpër urën në Londër duke vrarë tre persona dhe për ta therrur më pas me thikë policin Keith Palmer jashtë objektit të parlamentit britanik.

Dy nga të dyshuarit për pranifikimin e sulmit në Itali kanë punuar si kamerierë në Venecia, sipas gazetës lokale ” La Nuova Venezia”, kurse, një nga të dyshuarit është arrestuar në një apartament në afërsi të “La Fenice”, shtëpia  historike e Operas së Venecias.

 

Policia italiane ka publikuar fotografitë e katër terroristëve nga Kosova  të cilët kishin planifikuar të kryenin sulm në Venecia.

Ata u arrestuan mbrëmë nga policia italianë gjatë një operacioni në 12 lokacione të ndryshme.

Katër shtetasit e Kosovës, të cilët kanë leje qëndrimi në Itali thuhet se kishin në plan të kryenin sulm terrorist në Venecia, sulm të ngjashëm me atë që ndodhi në Londër më 22 mars, raporton ilgazzettino.

Ata janë: Fisnik Bekaj (24 vjeçar), Dakë Haziraj (25 vjeçar – emër i njohur për policinë në Itali) dhe Arjan Babaj (27 vjeçar), u arrestuan në një operacion të koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Anti-mafias dhe Antiterrorizmit në qytetin e Venecias.

Një prej të arrestuarve është edhe një minoren.

Shqiptarët nga Ksoova thuhet se planifikonin të kryenin sulm terrorist në një nga simbolet më të njohura të qytetit italian në Venecia, Urës Rialto.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat