Milaim Zeka, diplomati amerikan i tha Veselit…, përgatitu për Gjykatën speciale

Aktuale

Milaim Zeka, diplomati amerikan i tha Veselit…, përgatitu për Gjykatën speciale

Nga: P.R Më: 30 mars 2017 Në ora: 14:49
Milaim Zeka

Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë. Sipas Zekës, kanë qenë  tri ngjarje që e janë karakterizuar këto ditë.

Duke komentuar vizitën  zyrtarit të lartë amerikan, ai ka thënë se Veselit i është thënë që zgjedhjet nuk do të mbahen këtë vit, ku sipas Zekës, është folur edhe për demarkacion e gjykatë Speciale.

“Kadri Veselit i tha se zgjedhjet nuk mbahen kete vit, pasiqe, edhe mu mbajet, zgjedhjet nuk do te ofrojne zgjidhje. Foli edhe per demarkacionin, ngapak si nder hunde, ka fole edhe per Gjykaten Speciale, qe mos mi nxane te papergaditur”, përcjellë “Bota sot”.

Ja psotimi i plotë:

Tri ngjarje qe me kane lene pershtypje keto dite

E para eshte, vizita e zyrtarit te larte amerikan, i cili, doren ne zemer, nuk erdhi nga qefi ne Kosove, po per pike te zorit, edhe me ju tregu ketyre politikaneve tane, qe mire ashte bre mos me ba hajgare me qytetare te Kosoves. Ju tha shume gjera ne kater sy, dhe as qe kishte deshire me dale ne foto me ta, mirepo edhe kete pune e beri nga zori.

Kadri Veselit i tha se zgjedhjet nuk mbahen kete vit, pasiqe, edhe mu mbajet, zgjedhjet nuk do te ofrojne zgjidhje. Foli edhe per demarkacionin, ngapak si nder hunde, ka fole edhe per Gjykaten Speciale, qe mos mi nxane te papergaditur.

Ngjarja e dyte eshte deklarata e deputetes te AAK-se, e cila tha se "nese nuk leshohet Ramushi, ne Kosove munde te kete trazira"! Personalisht me4ndoje, qe deklaratate e tilla vetem sa e demtojne Ramushin, pasiqe Franca, dhe sidomos ajo gjykatesja franceze, as qe don me dite per trazira.
Ne te njejten menyre po kercenojne edhe disa bosa te tjere me trazira, rreth Gjykates Speciale, mirepo, ne kemi ndertuar shtet pa asnje kriter, andaj kriteret na i caktojne te tjeret.

E treta, ishte deklarata e nje avokati te Kosoves, i cili kurr nuk thote sot,cka ka then dje, as neser, cka ka thene sot. Ky njeri, varesisht me kend e pine kafen e mengjesit, edhe leshon deklarata, qe pastaj mertypen shume lehte nga ky opinion. Deklarata e tije e fundit ishte pikerisht per Gjykaten Speciale, ku tha: "Gjykata Speciale do te jet e demshme per shtetin e Kosoves, per shqiptaret ne pergjithesi, dhe per UCK-ne"!

Kisha pas deshire me dite se si po u demtojka shteti i Kosoves, nese arrestohen ata qe e kane shkaterru kete shtet, ku kontribut te madh ka dhene pikerisht edhe ky avokat?! Si do jet e demshme kjo Gjykate per shqiptaret, sipas ketij avokati, ku shqiptaret e kane votu, edhe shqiptaret e mirepresin?! Dhe e fundit, si guxon nje jurist, te flas kaq paushall, e te thote se Gjykata do te jet e demshme per UCK ne?! Mos valle do ta gjykojne Adem Jasharin, apo deshmoret e luftes?! Te pakten nje jurist, i cili merr hapesire mediatike, duhet te kete pergjegjesi perpara opinionit, edhe te thote te verteten, duke treguar se Gjykata nuk merret me UCK ne, po me raste individuale, qe ne asnje menyre nuk prekin tri shkronjat e shenjta te UCK se. Nese do te gjykohej UCK eja, automatikisht do te gjykohej edhe NATO-ja, e cila ishte aleate e saje ne luften kunder Milloshevicit.

Plote suhtar amerikan, dhe te tjere, jane gjykuar, dhe gjykohen kur ata i shkelin ligjet dhe rregullat e luftes. Psh, me pas qene Kosova shtet juridik, edhe ku avokati, me shume kolege te tije, moti ishin edhe ne burg, edhe pa licence. Po ja qe nuk jemi shtet. Duke mos qene shtet, duhet i huaji, me pare te veta, me ta ba edhe shtetin, po edhe Gjykaten!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat