Frankfurter Runschau: Merkel-ikonë në Ballkanin perëndimor, shqiptarët të orientuar drejt perëndimit, Maqedonia e luhatshme

Aktuale

Frankfurter Runschau: Merkel-ikonë në Ballkanin perëndimor, shqiptarët të orientuar drejt perëndimit, Maqedonia e luhatshme

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 31 mars 2017 Në ora: 19:53
Angela Merkel dhe Aleksandar Vucic

Ata të gjithë garojnë se kush të bëjë fotografi me atë. Politikanët e Ballkanit rrotullohen dhe mundohen të gjejnë terminin për t’u fotografuar me Angela Merkel, pasi politikisht për ta kjo është shumë e vlefshme. Vizitën më të fundit e ka kryer kryeministri serb Aleksandar Vucic, i cili të dielën garon për t’u zgjedhur presidenti i vendit, normalisht një gjest shfrytëzues. Sepse kancelarja Merkel vlen për shumë europianë juglindore si ikonë - ideja që Gjermania mund të shpëtojë rajonin është tepër e përhapur, edhe pse Merkel dhe ish presidenti Nicolas Sarkozy ishin dakord për ngrirjen e zgjerimit të BE në 2006, shkruan fillimisht media gjermane Frankfurter Rundschau.

Vucic skenon situatën si shpëtimtari i kombit dhe si fuqi stabilizuese në rajon. Ai i beson kësaj narrative edhe vetë. Çfarë nuk është befasuese. Vucic prej disa vitesh është biseduesi i parë për europianët, kur bëhet fjalë për Ballkanin. Ai vlen si njeri dinamik që ka ulur papunësinë dhe ka ngritur ekonominë.

Por për shumë ekspertë ekonomia serbe zhvillohet ngadalë, në krahasim me vendet tjera që zhvillohen shumë ngadalë. Vucic bile ka shkurtuar pensionet dhe rrogat ne sektorin publik. “Nga marrja e pushtetit prej Vucic në 2012, rritja mesatare ekonomike e Serbisë është 0.7 përqind, ndërsa në Kosovë është tre herë më e madhe,” thekson eksperti ekonomik Vladimir Gligorov.

Askush s'kuptoi samitin e Sarajevës

Në punimet e Samitit të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6” (Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia), i cili u zhvillua në Sarajevë para dy javëve në prani të euro-komisarit Johannes Hahn, për ekonomistin Gligorov nuk është kuptuar nga asnjë lider ballkanik.

“Ka pasur keqkuptime nga të gjitha palët,” konstaton ai. Me siguri ata nuk e kanë ditur se për çfarë flasin. “Mes bisedimeve ka qenë edhe transporti i lirë i pasagjerëve. Dhe unë nuk mendoj, që Serbia kërkon transport të lirë të udhëtarëve me Kosovën.”

Takimi i Sarajevës është kundërshtuar nga Kosova, si frikë nga kthimi i kohës jugosllave dhe Mali i Zi, që e sheh veten shumë para vendeve tjera për anëtarësim në BE.

Tre shtete - Serbia, Bosnja dhe Maqedonia - luhaten mes forcave pro-ruse dhe pro-perëndimore. Shqpëria, Kosova dhe Mali i Zi kanë një lidhje të qartë perëndimore. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është drejt përfundimit. Në kohën kur Vucic tashmë di të luajë politikën me të dy palët, në Maqedoni ka eskaluar lufta për pushtet mes pro-rusëve dhe forcave perëndimore. Siç është për tu vërejtur disa forca jo liberale po mundohet të shfrytëzojnë situatën e fitimit të presidencës nga Donald Trump. Tash duhet të vlerësohet nëse shtetet kandidate të BE, janë për shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve, lirisë së mediave dhe ekonomisë liberale.

Në asnjë vend ballkanik nuk shikohet një presion politik që vërtet kërkon të çlirojë sistemin juridik dhe të lejojë më shumë liri. Në të kundërt: Në kohën kur ka reforma ekonomike-politike, presioni mbi shoqërinë civile është shtuar - në përjashtim të Shqipërisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat