Rama: Krenar për reputacionin e mirë të bashkëqytetarëve tanë në Zvicër

Aktuale

Rama: Krenar për reputacionin e mirë të bashkëqytetarëve tanë në Zvicër

Më: 31 mars 2017 Në ora: 22:07
Edi Rama dhe Presidentja Zvicerane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në Facebook se është krenar për reputacionin e mirë të bashkëqytetarëve tanë në Zvicër, si edhe për imazhin e bukur që i kanë dhënë kombit tonë, shqiptarët fantastikë të Kombëtares zvicerane të futbollit.

Postimi i plotë i Ramës:

Sot gjatë vizitës zyrtare të nivelit të lartë në Zvicër me Presidenten Doris Leuthard dhe Presidentin e Këshillit Kombëtar, Stahl, për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e paçmuar të Zvicrës në financimin e reformave të qeverisë, si edhe nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme; njëra për rritjen e mëtejshme të arsimit profesional dhe tjetra për zhvillimin rajonal.

Krenar për reputacionin e mirë të bashkëqytetarëve tanë në Zvicër, si edhe për imazhin e bukur që i kanë dhënë kombit tonë, shqiptarët fantastike të Kombëtares zvicerane të futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat