Presidenti Thaçi dënon sulmin ndaj të kthyerve në Dragolec

Aktuale

Presidenti Thaçi dënon sulmin ndaj të kthyerve në Dragolec

Më: 3 prill 2017 Në ora: 18:11
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foto Bota sot

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se kthimi i familjeve të zhvendosura prej pronave të tyre është një proces i drejtë dhe çdo incident ndëretnik, sado i vogël të jetë, e dëmton paqen, stabilitetin dhe procesin e pajtimit në shoqërinë tonë shumetnike.

“Incidentet si ky i sotmi në fshatin Dragolec të Istogut, ku është sulmuar lokacioni i përgatitur për shtëpitë e të kthyerve, janë të dëmshme për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Thaçi ka pohuar se është për mirëseardhje kthimi vullnetar dhe spontan i 13 familjeve në fshatin Lubozhdë dhe procesi duhet të përkrahet nga të gjithë, jo të pengohet.

“Çdo qytetar i Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie etnike, ka të drejtë të kthehet dhe të jetojë në pronën e tij. I ftoj institucionet e vendit që të bëjnë më shumë për lehtësimin e kthimit të të zhvendosurve, si dhe për sigurinë dhe integrimin e tyre në shoqëri”, ka shtuar ai.

“Nuk mund të ndërtojmë të ardhme më të mirë nëse mbesim peng të së kaluarës”, ka përfunduar presidenti Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat