Rexhep Selimi me akuza ndaj Thaçit: Ai është në krizë...

Aktuale

Rexhep Selimi me akuza ndaj Thaçit: Ai është në krizë...

Më: 4 prill 2017 Në ora: 22:22
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka deklaruar se Presidenti Thaçi nismën e tij për ushtrinë e kishte si taktizim dhe pjesë të një aventure politike.

“Thaçi deshi ta bëjë ushtrinë pa ndihmën e atyre që e kanë ndihmue Kosovën, pa aleatët tanë. Prandaj kjo është një aventurë e tij politike”, tha Selimi në emisionin ‘Rrokum Roll’.

Sipas Selimit, shtetet aleate të Kosovës, jo vetëm që janë të pakënaqura me iniciativën e Thaçit, por janë edhe të irrituar me të.

Selimi ka vazhduar me kritika të ashpra ndaj Presidentit, duke thënë se “Thaçi vuan nga mania e bajraktarizmit, çka u vërtetua edhe me këtë rast”.

Ddeputeti i VV-së ka thëne se në Kosove nuk mund të merret asnjë vendim i rëndësishëm pa bekimin e Listës Serbe.

Selimi tha se Lista Serbe duket se do ta votojë Demarkacionin, “por prape s’ka me kalue ajo marrëveshje”.

Duke folur poër zgjedhje të parakohshme Selimi tha “fushata për zgjedhje jo që ka fillue, por ajo ka ardh drejt fundit”.

Sa i përket  Gjykatës Speciale, Selimi ka thane se “secili deputet që ka votue pro kësaj gjykate, kurrë s’ka me mujt me i ikë përgjegjësisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat