Media gjermane: Alternativa e BE për Ballkanin është Lufta ose Putini, ja tre shtete ku mund të ketë konflikte

Aktuale

Media gjermane: Alternativa e BE për Ballkanin është Lufta ose Putini, ja tre shtete ku mund të ketë konflikte

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 prill 2017 Në ora: 22:47
Vladimir Putini

Media e njohur gjermane “stuttgarter-nachrichten.de” ka shkruar në lidhje me zbehjen e perspektivës europiane të shteteve ballkanike dhe shfrytëzimi i kësaj të fundit nga fuqitë alternative si Rusia.

“Boshnjakët e lindur pas luftës janë rritur vetëm me premtime për një të ardhme më të mirë në kuadër të BE. Para 25 viteve vendi shpërtheu në luftë të përgjakshme dhe momentalisht ndodhet në situatë të rëndë ekonomike. Nëse dështon perspektiva europiana e Bosnjës, por jo vetëm, atëherë alternativa e saj quhet: Luftë ose Vladimir Putin,” përcjell botasot.info.

Më pas media gjermane tregon se BE duhet të rifreskojë strukturat e dështuara udhëheqëse në Bosnjë, por edhe ti bëjë presion Serbisë për të qartësuar raportin e saj me Kosovën.

Një luftë e re nuk është e pamundur

“Pra nëse perspektiva europiane bëhet e pabesueshme atëherë nuk do jenë të përmbyllura konfliktet e përgjakshme as në Bosnjë, as në Maqedoni dhe gjithashtu mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë,” shkruan më tej media gjermane, duke theksuar se njëri vetëm po tenton të shtrijë ndikimin - Vladimir Putini - veçanërisht në Serbi, Republika Srpska dhe luftën për pushtet në Maqedoni.

“Putini ka treguar sesa virtuoz është ai me përdorimin kulturor të konflikteve për pushtet politik. Atij nuk duhet ti jepet më shumë mundësi.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat