Befason Gjykata e Colmarit: Vendimi për Haradinajn nuk do të merret nesër?

Aktuale

Befason Gjykata e Colmarit: Vendimi për Haradinajn nuk do të merret nesër?

Më: 5 prill 2017 Në ora: 10:12
Ish- Kryeministri i Kosovës dhe tashmë kryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ne Gjykate te Frances

Gjykata e Apelit në Colmar, që do të marrë vendim lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, nesër, sipas të gjitha gjasave, nuk do të marrë vendim për kërkesën.

Kjo i është thënë medias serbe në gjykatën franceze. Siç u tha, vendimi ndoshta do të shtyhet për një seancë tjetër.

Në seancën e gjykatës, e cila është planifikuar për të enjten në orën 13 do të diskutohen përgjigjet e mundshme nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë për pyetjet e gjykatës, tha në një deklaratë për median serbe zëdhënësesja e gjykatës, Sandra di Rosa.

E pyetur se çfarë mund të pritet në seancën e nesërme, ajo tha se trupi hetimor ka të ngjarë të shtyjë vendimin për shkak të shqyrtimit në një seancë tjetër.

Ministria serbe e Drejtësisë dhjetë ditë më parë i ka dërguar gjykatës franceze përgjigjet e pyetjeve shtesë të dhëna nga Zyra e Prokurorisë së Serbisë për krimet e luftës, e cila po heton Haradinajn si “të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat