Lekaj: Veprimet e SHBA-ve janë mëse të nevojshme

Aktuale

Lekaj: Veprimet e SHBA-ve janë mëse të nevojshme

Nga: B.S Më: 7 prill 2017 Në ora: 09:26
Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka mbështetur veprimet e fundit të SHBA-së, kundër regjimit të Assadit.

Lekaj përmes një statusi në Facebook, shkruan se vrasja e njerëzve të pambrojtur në Siri duhet të dënohet ashpër, prandaj janë të nevojshme veprimet e SHBA-së për ta parandaluar gjenocidin ndaj popullit sirian.

Postimi i plotë:

Pamjet e rënda që po transmetohen nga rajonet e luftës në Siri tregojnë që atje nuk janë duke u respektuar as minimalisht rregullat dhe konventat për mbrojtjen e civilëve.

Vrasja e njerëzve të pambrojtur, e sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët që janë qenia me e pafajshme, duhet të dënohet me ashpërsinë me të lartë edhe veprimet por edhe ata që po i bëjnë ato.

Veprimet e fundit të SHBA-ve kundër regjimit të Assadit janë mësë të nevojshme për të prandaluar gjenocidin ndaj popullit të pambrojtur Sirian dhe për t'i dhënë fund kësaj luftë shkatërrimtare.

Në këto momente jemi me popullin Sirian!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat