Sputnik: Kosova, aty ku fjala «Rusi» ngjall «negativitet», flet për rastin e Kumanovës dhe për «Faktorin shqiptar»

Aktuale

Sputnik: Kosova, aty ku fjala «Rusi» ngjall «negativitet», flet për rastin e Kumanovës dhe për «Faktorin shqiptar»

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 prill 2017 Në ora: 20:04
Ilustrim

Mediat ruse vijojnë të shkruajnë me pompozitet dhe vijueshmëri për ngjarjet e fundit ballkanike, ku kësaj here janë ndalur te faktori shqiptar sipas së cilës “përdoren nga komuniteti perëndimor për ti shfrytëzuar kundër ndikimit rus.”

“Kjo më së miri mund tëkuptohet në Malin e Zi, ku së fundi pakica shqiptare është partneri më i rëndësishëm i Gjukanovicit që kërkon afrimin e vendit të vogël ballkanik në NATO,” shkruan Sputnik,  që më pas ndalet te Kosova. “Fjala «rus» në retorikën e politikanëve lokalë ka sinonimin e fjalës «negative.» Ata theksojnë se Rusia përgatit ndarjen e Kosovës nën shembullin e Krimesë dhe punon sipas konceptit «Rusia është pas gjithshkaje.» Bile ndonjëherë shkojnë aq larg sa edhe tregun e përbashkët të ideuar dhe mbështetur nga komisioneri Johanes Hahn dhe presidenti Aleksandër Vucic, shihet si një projekt pro-rus dhe kundër vlerave të BE.”

Interesant se media Sputnik, citon edhe politologun shqiptar, Nexhbedin Spahiu, i cili shprehet:

“Ata (politikanët e Kosovës - SHP, Fitim Dika) përpiqen të bëhen të mirë me Perëndimin duke kritikuar Rusinë. Megjithatë kjo nuk është vepër e mençur. Ideja e Vucicit mundet për ndokënd është e pranuar, për ndokënd e papranueshme, megjithatë kjo është konform integrimit europian. Politikanët e Kosovës hezitojnë të bëjnë gjeste patriotike, për shembull të zhvillojnë një politikë të fqinjësisë së mirë,” thotë ai, shkruan Sputnik.


Media ruse shkruan edhe për rastin e Kumanovës (maj 2015), sipas së cilës erdhi në momentin kur Nikola Gruevski ishte i “padëgjuar” për Perëndimin dhe pranoi ofertën ekonomike ruse gazsjellësin “Rrjedhja Turke”, si alternativë e gazsjellësit të mbështetur nga perëndimi “TAP”. "Gruevski është për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, megjithatë jo me çdo kusht. Gjithashtu Gruevski nuk e ka problem të bashkëpunojë ekonomikisht me fuqitë lindore si Kinën dhe Rusinë."/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat