Thaçi: Suksesi ndërkombëtar i FSK-së dëshmon se Kosova është gati për Ushtri

Aktuale

Thaçi: Suksesi ndërkombëtar i FSK-së dëshmon se Kosova është gati për Ushtri

Më: 13 prill 2017 Në ora: 14:26
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me dy oficerët e FSK-së, Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar dy oficerët e FSK-së, Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami për diplomimin e tyre në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani.

Thaçi që është tërhequr nga iniciativa e tij për formimin e Ushtrisë me ligj, ka thënë se suksesi ndërkombëtar i FSK-së, dëshmon se Kosova është gati për themelimin e kësaj ushtrie.

“Suksesi ndërkombëtar i FSK-së, dëshmon se Kosova është gati për themelimin ushtrisë se vet multietnike, e cila do të mbrojë integritetin territorial të vendit tonë dhe do t’i kontribuojë paqes globale me pjesëmarrjen e saj në misione paqeruajtëse”, ka shkruar Thaçi në Facebook, derisa ka uruar për diplomimin e dy oficerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat