S’ka pushim për Policinë, ata do të punojnë nga 12 orë

Aktuale

S’ka pushim për Policinë, ata do të punojnë nga 12 orë

Më: 13 prill 2017 Në ora: 18:19
Policia e Kosovës

Pjesëtarët e Policisë së Kosovë të cilët kanë qenë në pushime të ndryshme, që nga sot janë detyruar ta ndërprenë dhe të dalin në punë. Përveç kësaj, derisa ata punonin nga tetë orë, nga sot do të punojnë nga 12 orë.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas të cilave, ky vend është marrë nga drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës, ku përjashtim bëjnë pjesëtarët e Policisë të cilët janë në pushim shëndetësor.

Po të njëjtat burime thonë se pjesëtarët e Policisë nuk do të kenë mundësi të marrin pushim, deri në një vendim tjetër të drejtorisë. Ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja se pse drejtoria e Policisë ka sjellë këtë vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat