Flet Baki Kelani: Ja pse po “mobilizohet” Policia e Kosovës

Aktuale

Flet Baki Kelani: Ja pse po “mobilizohet” Policia e Kosovës

Më: 13 prill 2017 Në ora: 22:50
Policia e Kosovës

Duke iu referuar një paralajmërimi që Ambasada e Amerikës u ka bërë shtetasve të saj që jetojnë në Kosovë, të kenë kujdes të shtuar për shkak të mundësive të ndonjë sulmi terrorist, media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marr më shumë detaje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se gjendja në vend është stabile dhe se gjithmonë në prag të festave, secila ambasadë bën paralajmërime të tilla.

Veç tjerash ai shtoi se Policia e Kosovës është institucion i zbatimit te ligjit, ndër detyrat dhe autorizimet ligjore të saj janë, të mbroj jetën, pronën dhe të ofroj siguri për të gjithë personat, të parandaloj rrezikun ndaj qytetarëve, ta mbajë rendin dhe sigurinë publike.

Kelani tha  se bazuar ne autorizimet dhe vlerësimet policore që bëhen në vazhdimësi ndërmerren edhe veprime konkrete me personelin e saj, me qëllim te ruajtjes se rendit dhe sigurisë se përgjithshme ne vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat