Serbët duhet të binden që ushtria e Kosovës nuk përbën kërcënim për ta

Aktuale

Serbët duhet të binden që ushtria e Kosovës nuk përbën kërcënim për ta

Më: 14 prill 2017 Në ora: 14:12
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

(E plotësuar) - Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, organizoi një tryezë me temën “Çka të bëjë Parlamenti për FSK-në?”, në të cilën u tha se duhet mobilizim i përgjithshëm institucional dhe shoqëror, me qëllim që të binden qytetarët serbë të Kosovës, që formimi i ushtrisë së Kosovës, është në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallim, nuk paraqet kërcënim për askënd dhe se qytetarët serbë do të jenë pjesë e barabartë, brenda uniformës së FSK-së.

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj në debatin për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri, tha se duhet të pritet që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese, por se duhet që aleatët e Kosovës t’i bëjnë presion Listës Serbe që t’i votojnë këto ndryshime. Ndërsa tha se ka dhe deputetë serbë të gatshëm t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

Haradinaj: Ka deputet të gatshëm t’i votojnë ndryshimet kushtetuese

“ E them publikisht se ka deputetë serbë  të gatshëm  me votu. Edhe ata nuk do ta përmendi me emër sepse do të vjen koha që ju do të bindeni që ka deputetë serbë, s’kam thanë që janë të Listës Srpsa. Por ka deputet ënë pParlamentin e Kosovës që janë të gatshëm dhe janë pjesë e integruar e shoqërisë sonë...Cila ish kanë rruga më e mira me ba ushtrinë. Natyrisht që rruga më e mira dhe pothuajse dhe e vetmja është transformimi i FSK-së në forca të armatosura përmes ndërrimeve kushtetuese.. Ne si komision kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë presion dhe tek faktorët tanë relevant, me saktësisht aleatët tanë NATO, që t’i bëjnë presion Listës Sprska  në kuptimin pozitiv, që ata  ta kuptojnë se ne krijojmë një Forcë të Armatosur të Kosovës, në asnjë variant nuk nënkupton rrezikun e asnjë qytetari...Kohëve të  fundit është bërë debat se si do të procesohet a do të shkojmë me nd ryshime kushtetuese, apo me një ligj të thjeshtë. Unë e kam ndëgju me shumë kujdes ambasadorin amerikan i cili ka thanë që ky është vit i ushtrisë. Asnjë arsye Kosova nuk e ka as me u ngut, as me u ndi keq nëse është kështu dhe besoj që do të jetë kështu, që neve ta kemi me Listën ‘Sprska’ ndryshimet kushtetuese”, tha ai.

Haradinaj tha se duhet kohë që Kosova të ketë ushtri  dhe se i tërë procesi i transformimit do të zgjasë rreth dhjetë vjet dhe se Kosovës nuk i duhet ushtria pa aleatët e saj. Ndërkaq Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën tha se politika ka dështuar edhe në këtë rast.

Shala: Politika dështoi

” Unë mendoj që te transformimi i  FSK-së së politika ka dështuar. Këtë duhet ta themi haptas. Kemi legjislaturën e kaluar, që s’kemi mundur ta transformojmë. Çka bani kjo legjislaturë e tashme, pjesa e Qeverisë. Nuk e di në programin qeveritar a e ka Qeveria pjesën e transformimit të FSK-së. Në qoftë se e ka a e ka nënshkruar atë program edhe partneri i tyre Lista Serbe. Në qoftë se e kanë nënshkruar ata duhet ta pranojnë. Nëse nuk e ka dhe nuk e ka nënshkruar jemi fajtor ne vet si partner qeveritar. Unë mendoj që iniciativa e presidentit karshi rezolutës, ka qenë e ngutshme, për mendimin tim ka qenë iniciativë e ngutshme, nuk kemi lobuar aq sa duhet me partnerët tanë”, tha ai.

Ndërkaq Ganimete Musliu, deputete nga PDK-ja  tha se Kuvendi ka dhënë një shembull të mirë të unifikimit rreth kësaj çështje. Ndërsa tha se faktori ndërkombëtar, duhet t’i disiplinojë deputetët serbë. Musliu tha se i është kërkuar si Kuvend  që të shtjerrën mundësitë dhe procesi të bëhet me ndryshime kushtetuese, por se ekziston dhe alternativa tjetër ajo përmes ligjit, në rast se nuk bindet Lista Serbe.

Musliu: Faktori ndërkombëtar, t’i disiplinojë deputetët serbë

 “ Të kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, nga SHBA-të dhe gjithë akterët tjerë, që janë të involvuar në këtë proces,  që të marrin masa disiplinuese dhe me Listën Serbe. Thjesht nëse neve na kërkohet që të shtyhet ky proces  dhe të pritet dhe për disa kohë që i vyen faktorit ndërkombëtar dhe neve si institucione. Atëherë kërkohet dhe një disiplinim dhe i palës tjetër. Sepse fatkeqësisht kemi të bëjmë me deputet ëpo flasim këtu sepse duhet të shkojnë në Graçanicë, Zubin Potok apo kudo tjetër të flasin me serbët në Kosovë, për rëndësinë dhe dobinë që do të ketë formimi i FSK-së.  Thjeshtë t’iu heqim dilemat dhe frikën, se Forcat e Armatosura nuk përbëjnë kërcënim për asnjë qytetar...Mirëpo ne e kemi një fakt të ditur që këta serbë që janë në Kuvendin e Kosovës dhe po e bllokojnë këtë proces, thjesht më së paku përfaqësojnë serbët e Kosovës”, tha ajo.

Driton Selmanaj nga “Demokracia Plus”, tha se nuk ka më plan A dhe B, por ka vetëm një plan për transformimin e FSK-së, e ai është përmes ndryshimeve kushtetuese.

Selmanaj: S’ka plan A dhe B, por vetëm me ndryshime kushtetuese

“Kosova nuk i ka dy plane, s’ka plan A dhe B. Ka vetëm një plan. Nuk bëhet ushtria pa ndryshime kushtetuese dhe kjo është e tëra. Ne mund t’i bëjmë qef vetes sikur kemi mendu të bëjmë.  Kemi prodhuar deri në atë nivel me sjell  debatin sa që kemi menduar që me 30 vota ta kalojmë Ligjin për ushtri në Kosovë. Kam thënë se ushtria s’mund të bëhet ngjashëm si Ligji për Pesticide, si Ligji për Gjidhënie. Nuk mundet kjo”, tha Selmanaj.

Në këtë debat kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të grupeve tjera të shoqërisë civile dhe të politikës që kanë të bëjnë me  transformimin e FSK-së në ushtri.

Ushtria të bëhet me ndryshime kushtetuese

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj në debatin për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri, tha duhet të pritet që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese, por se duhet që aleatët e Kosovës t’i bëjnë presion listës serbe që t’i votojnë këto ndryshime.

 "Ne i jemi mirënjohës NATO-s që për shumë vite ka ofruar paqe dhe stabilitet në Kosovë. Pasi janë krijuar disa kushtet, mendoj që edhe Kosova ka marrë një iniciative pak më serioze siç është transformimi i FSK-së. Gatishmëria e listës serbe për ndryshime kushtetute s’ka qenë e mjaftueshme, ka deputet serb të gatshëm me votu transformimin e FSK-së. FSK në këto rrethana ka dhjetëra oficer e nënoficer serb, FSK në asnjë variant s’ka qëllim diskriminues. Rruga më e mirë me ba ushtrinë dhe e vetmja është përmes ndryshimeve kushtetuese", tha ai.

Sipas tij, Kosova nuk ka asnjë arsye me u ngut, por të bëhen ndryshime kushtetuese me partneret tanë dhe listën sere.

“Procesi i transformonit merr 10 vjet. E mira është me u ndrru Kushtetuta”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat