Arrestohen serbët që u shitnin armë xhihadistëve përmes Kosovës

Aktuale

Arrestohen serbët që u shitnin armë xhihadistëve përmes Kosovës

Më: 14 prill 2017 Në ora: 16:01
Goran Drazic

Polici i trafikut Goran Drazic 47 vjeç dhe dy persona tjerë u arrestuan dje në Serbi, për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në shitblerje të materies kimike (merkur), të cilët nëpërmes të Kosovës i kanë dërguar xhihadistëve islamikë. Nën hetime janë edhe disa policë tjerë serb.

Polici i trafikut Goran Drazic nga Velika Gradishta u arrestua në aksionin e Shërbimit të sigurimit kundër krimit të organizuar (SHSKKO) dhe Njësisë speciale antiterroriste (NJSA) për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në kontrabandë të zhivës nga e cila krijohet eksploziv i dedikuar terroristëve islamist.

Në anën tjetër, autoritetet e Kosovës, sot kanë bërë të ditur, se kanë zbuluar një grup personash të lidhur me shërbime të huaja, që po përgatisnin sulme ndaj liderëve institucional dhe politik në Kosovë, me qëllim destabilizimin e vendit.

Në shtëpi dhe banesa në Velika Gradishtë dhe në vendet përreth, policia ka gjetur 25 kilogramë merkur, e cila ishte dashur që nëpër Kosovë t’i dorëzohet terroristëve në Lindje të Afërt.

Siç merr vesh media serbe, edhe disa policë janë nën hetime për shkak të pjesëmarrjes në kontrabandë të kësaj materie të rrezikshme dhe priten arrestime të reja. Përveç Drazic’it, për shkak të tregtisë me zhivë, janë ndaluar edhe Milorad A. (46) nga Zrenjanini dhe Svetomir D. (65), ndërsa policia ka lëshuar fletë arrest ndaj Dragan Ilic nga Golupci (39), i cili është në arrati. Kundër Ance D (51) do të paraqitet kallëzimi penal për shkak të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë arrestimit dhe në dëgjim Drazic ka mohuar që është i përzier në të gjitha këto, vetëm ka pranuar se e njeh Dragan Ilic’in.

Kjo materie kimike, e cila është e rrezikshme, dyshohet se ka arritur në Serbi nëpërmes të rrugës së lumit nga Rumania.

Njësitet speciale në aksion

“Policët morën lajmërimin se në rajonin e Barniçeviqit dhe në territorin e Zrenjaninit po kryhet tregtia ilegale me zhivë, nga e cila krijohet eksplozivi. Pas hetimeve  të cilat janë kryer me muaj, u konstatua se në këtë tregim është kyçur polici i trafikut Goran Drazic, i cili e ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe i ka ndihmuar tregtarët ilegal”, tregon burimi.

Vendasit e këtyre qyteteve ishin shqetësuar për shkak  të pranisë së numrit të madh të policëve.

“Specialët hyrën dhe bastisën shtëpitë dhe banesat në Velika Gradishtë, si dhe në rrethinë, dhe, siç kemi ndier, në të kanë gjetur 25 kilogram zhivë, të mjaftueshme që të krijohet arma kimike. Përveç kësaj, u zbulua edhe armatim pa leje, dhe atë një revole dhe një pushkë gjuetie dhe municion. Situatë e njëjtë ishte edhe në Zrenjanin”, thonë vendësit e këtyre dy qyteteve.

Goran ka ndihmuar në fshehjen e Ilic’it të arratisur, ndërsa zhiva u gjet në banesën e të dashurës së Goranit.

“Policit i është caktuar paraburgim prej 48 orëve sepse e ka fshehur Dragan Ilic’in. Në këtë mënyrë ai ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Përndryshe, Dragani një kohë ka punuar si instruktor në një auto-shkollë”, pretendon burimi, transmeton metro.

Kontrabanda në Kosovë

Pasi që policia serbe e ka hetuar një kohë të gjatë këtë rast, doli se rrugët e merkurit të kontrabanduar qojnë në Kosovë.

 “Ekzistojnë indikacione se merkuri ishte e dedikuar ndërmjetësve në Kosovë dhe se po dërgohet atje për një kohë. Më tutje, me ndihmën e ekipit i cii ka punuar në Kosovë, zhiva ka udhëtuar deri te blerësi i fundit në vendet e Lindjes së Afërt.

E gjithë koj tregon se serbët me siguri janë të lidhur me terroristët të cilët gjenden në vendet e Lindjes së Afërt”, pretendon ky burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat