Mustafa: Për Demarkacionin do të konsultohemi me PDK-në dhe Listën Serbe

Aktuale

Mustafa: Për Demarkacionin do të konsultohemi me PDK-në dhe Listën Serbe

Më: 14 prill 2017 Në ora: 17:10
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nuk dha ndonjë afat se kur Qeveria do ta dërgojë në Kuvend demarkacionin me Malin e Zi.

Por, para se ta dërgojnë në Kuvend, sipas shefit të Qeverisë duhet të konsultohen me parnerët në koalicion, PDK-në dhe Listën Serbe në mënyrë që t’i bidnin deputetët që të votohet Demarkacioni.

 Mustafa: Për Demarkacionin do të konsultohemi me PDK-në dhe Listën Serbe

“Për Demarkacionin do ta bisedojmë me partnerët e koalicionit me PDK dhe me Listën Serbe. Do të merremi vesh për momentin për momentin kur llogarisim se i kemi deputetët në Kuvend. Do të bëjmë presion edhe më tutje në Bashkimin Evropian që ta gjejmë një alternativë që mos të sfidohemi me këtë çështje në Kuvend, sepse konsideroj se është e mundshme të gjendet një alternativë e cila në një formë do të afatizonte që ne ta plotësojmë kriterin, por qytetarët të mos bartin pasoja të një sjellje të tillë të individëve në parlament”, tha Mustafa.

 Gjatë vizitës të disa bizneseve në komunën e Prizrenit Mustafa është pyetur edhe rreth mundësisë së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për të cilat ai tha se nuk do të kenë nevojë për to pasi që Demarkacioni do të votohet.

 Mustafa: Besoj se deputetët do ta votojnë demarkacionin dhe nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

 “Unë besoj se deputetët do ta bëjnë punën e tyre dhe do të jenë të ndërgjegjshëm për situatën  në të cilën jemi. Edhe këtyre bizneseve do t’u mundësojmë që këta mos të kenë problem të presin nga gjashtë muaj para ambasadave për të marr një vizë dhe për të shkuar me lidhë një kontratë biznesore jashtë”, tha Mustafa.

Gjatë qëndrimit në Prizren kryeministri është takuar me përfaqësues të bizneseve të kësaj komune, pastaj ka vizituar fabrikat “Abi” dhe atë për përpunimin e drurit “Hoti”.

Mustafa tregon kur do të dërgohet Demarkacioni në Kuvend

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nuk dha ndonjë datë të saktë se kur Qeveria do ta dërgojë Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa tha se së bashku me partnerin qeverisës do ta shikojnë kohën më optimale derisa t’i bindin deputetët që ta votojnë atë.

 Kryeministri i Kosovës tha po ashtu se do të bëjnë presion edhe te shtetet e Bashkimit Evropian që të ndihmojnë të dalin nga kjo krizë.

Mustafa nuk beson se vendi do të shkojë në zgjedhje, pasi që beson se deputet do ta votojnë Demarkacionin.

 Këtë deklaratë kryeministri i vendit e bëri gjatë një vizite në fabrikën e përpunimit të drurit "Hoti" në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat