MPB: Vendi i sigurtë, por qytetarët të jenë vigjilentë

Aktuale

MPB: Vendi i sigurtë, por qytetarët të jenë vigjilentë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 00:25
ilustrim

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka siguruar qytetarët e Kosovës se siguria në vend është e qetë dhe stabile.

Hoxha ka bërë apel tek qytetarët që të jenë vigjinetë sa i përket vendeve me turma të njerëzve.

“Siguria në Kosovë është e qetë dhe stabile, policia është në nivelin e detyrës dhe janë të gatshëm që aktualisht nuk ka ndonjë sfidë të veqantë dhe shqetësuese që qytetarët duhet të shqetësohen por vetëm të kenë vigjilencë në cdo vend”, tha Hoxha në emisionin “Kontaktl'.

“Unë mund të them se qytetarët duhet të ndihen të qetë por me një kujdes duke u bazuar në një aspekt të sigurisë që kanë ndodhur edhe në vendet tjera. Thirrja e Ambasadës Amerikane i është drejtuar qytetarëve të tyre, dhe të tilla bëhen në prag të festave për t’iu shmangur turmave”, shtoi Hoxha.

Hoxha ka komentuar edhe lajmin se liderët institucional janë të rrezikuar, sipas tij, lajmi i publikuar nga mediat se liderët institucional janë të rrezikuar është duke u trajtuar nga mekanizmat e sigurisë në kuptim profesional të preventivës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat