Teoria shokuese e ekspertëve: Ja pse i dështoi testi i raketës bërthamore Koresë Veriore!

Aktuale

Teoria shokuese e ekspertëve: Ja pse i dështoi testi i raketës bërthamore Koresë Veriore!

Nga: A.ZH Më: 16 prill 2017 Në ora: 15:55
Presidenti amerikan Donald Trump dhe diktatori korean, Kim Jong-un

Koreja e Veriut u përpoq për të testuar raketën e re balistike në orët e para të mëngjesit të sotëm, por nisja në bregun lindor të vendit përfundoi në dështim.

Raketa shpërtheu tek porti i qytetit Sinpo “pothuajse menjëherë”, tha Komandanti amerikan, duke lënë diktatorin Kim të sikletosur.

Por, tani ekspertët kanë pohuar befasisht se administrata e presidentit amerikan Donald Trump, mund të ketë hakuar përpjekjen për provat me raketën, duke bërë atë të dështojë, shkruan Daily Star, përcjell Bota sot.

Image
Malcolm Rifkind thotë se rreziku nga Koreja Veriore mbetet ende

Ish-Sekretari i Jashtëm britanik Malcolm Rifkind thotë se rreziku mbetet ende ka thënë se ka një "besim të fortë" se SHBA ka përdorur me sukses metodat kibernetike në këto lloj të testeve të para.

Ai i tha BBC: "Kjo mund të ketë dështuar për shkak se sistemi nuk kishte kompetenca të mjaftueshme për ta bërë atë punë, por ekziston një besim shumë i fortë që SHBA përmes metodave kibernetike, ka qenë e suksesshme në disa raste për të ndërprerë këto lloje të testeve, duke i bërë ato të dështojnë. "

Por Malcom, i cili shërbeu si sekretar i huaj nga 1995 në 1997, paralajmëroi se përkundër nisjes së dështuar, Koreja e Veriut mbetet një kërcënim serioz bërthamor.

Image
Raketat bërthamore të Koresës Veriore

"Por nuk do të merakosem shumë pasi, ata kanë pasur shumë teste të suksesshme," tha ai.

"Ata janë një vend i avancuar kur bëhet fjalë për programin e tyre të armëve bërthamore. Që mbetet ende një fakt. Një fakt i rëndë”, ka thënë ai.

Ekspertë të tjerë kanë bërë sugjerime të ngjashme, duke thënë se Shtetet e Bashkuara mund të kenë gisht në dështimin e diktatorit Kim Jong-un,  duke përdorur propagandën elektromagnetike ose sulmet kibernetike./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat