Lutfi Haziri tregon se kush është në listën e “Syrit të Popullit”

Aktuale

Lutfi Haziri tregon se kush është në listën e “Syrit të Popullit”

Më: 16 prill 2017 Në ora: 15:59
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, njëherit edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një intervistë për “Bota sot”, ka folur edhe rreth organizatës “Syri i Popullit”, për të cilën kohë më parë ka deklaruar se e ka parë atë.

Haziri ka thënë se këto lista i kanë formuar njerëzit e UDB-së dhe shërbimeve sekrete të Serbisë, të cilat duan ta stabilizojnë vendin.

“Nuk është në përgjegjësinë time të lakoj emra, është një listë e fundit nga listat që kanë ekzistuar në Kosovë me dekada të tëra, të cilat janë punuar e përpiluar. Por, ne gjithmonë kemi besuar që autorë të atyre listave janë strukturat e UDB-së dhe të shërbimeve sekrete të Serbisë, të ish-Jugosllavisë dhe të forcave e shërbimeve që nuk ia duan të mirën Kosovës. Kjo e fundit me atentatin ndaj Azem Vllasit, një udhëheqës i Kosovës në vitet 80-ta, tregoi qartë që Kosovën dëshirojnë këto forca ta destabilizojnë deri në atë masë sa të shkaktojnë konflikt civil, që Kosova në historinë e saj nuk e ka as në traditë e as që ka shënuar asnjëherë raste të tilla. Është mirë, përfundimisht që çështja e listave të mbyllet dhe njerëzit në Kosovë nuk mund të bëjnë as vetëgjyqësi, as vetëekzekutim, por janë organet e shtetit ato që merren me ndarjen e drejtësisë. Ky shtet tash ka polici, prokurori dhe gjyqësor dhe të gjithë ne duhet t’i besojmë ndarjen e drejtësisë së këtyre institucioneve”, tregon Haziri./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat