A e dini se sa zgjedhje i kishte fituar Ibrahim Rugova?

Aktuale

A e dini se sa zgjedhje i kishte fituar Ibrahim Rugova?

Më: 16 prill 2017 Në ora: 22:26
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Dokumentari “Legjenda e Rugovës”, dokumentar politik ky ku trajtohet trashëgimia politike dhe filozofike e ish-Presidentit të Kosovës dhe shfrytëzimi i tij nga pasardhësit partiakë.

Ibrahim Rugova kishte qenë politikani absolutisht më i fuqishmi në Kosovë për rreth dy dekada. Rugova ishte president dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe udhëheqës i ekipit të Unitetit kur vdiq në janar të vitit 2006.

Ai ishte doktor shkence dhe një prej kritikeve më të njohur letrar në Kosovë. Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK, fitoi zgjedhjet e vitit 1992 dhe 1998 pastaj shumicën e  votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në tetor të vitit 2000 dhe zgjedhjet e para nacionale 2001 dhe zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002.

LDK kishte arritur të fitojë edhe zgjedhjet nacionale në vitin 2004, Rugova u zgjodh president në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh në vitin 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat