Nga Kisha e Llapushnikut, Berisha e bën për “pesë pare” Skënder Hysenin

Aktuale

Nga Kisha e Llapushnikut, Berisha e bën për “pesë pare” Skënder Hysenin

Nga: P.R Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:26
"U ktheva përsëri në Kishën e Llapushnikut, për ta "matur" shkallën e rrezikut, mbasi që rruga deri aty kalon nëpër pak mal"

Publicistja, Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar alarmin e fundit të ngritur në lidhje me sulmet e mundshme terroriste në Kosovë.

Sipas Berishës, rrezikun e terrorizimit në Kosovë po e sheh vetëm Skënder Hyseni.

“O Zot, faleminderit që na ke shpëtu, nga rreziku që askush nuk e ka pa, përveç Skënderit, i cili gati e ka me mbërri karrierë ndërkombëtare, në shpinë të "terrorizmit", të cilin po e sheh vetëm ai, dhe kapacitetet njerëzore si ai”, ka shkruar ajo, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Skënder Hysenit i kish mbet' eksik veç me ju dhënë policisë edhe ve t'zime, (me vula të shtetit, dhe SOS numrin e telefonit të shënuar në to), për me ua shpërnda popullatës për Pashkë.

Kaq "rrezik" që ka mujt me qenë puna.

O Zot, faleminderit që na ke shpëtu, nga rreziku që askush nuk e ka pa, përveç Skënderit, i cili gati e ka me mbërri karrierë ndërkombëtare, në shpinë të "terrorizmit", të cilin po e sheh vetëm ai, dhe kapacitetet njerëzore si ai.

Kur të del dielli, e sheh edhe Lopa, prandaj, është çka është me pa terrorizmin para se me ndodh.

Jo veç sulme terroriste, që larg qoftë "kanë mujt me ndodh", por Kosovës i kanoset rreziku permanent edhe nga kijameti.

Çka din ti, në çdo moment mund të ndodh fundi i botës. 
Askush nuk e di kur do të na lëshojë toka, komplet, pa dallim moshe, gjinie, përkatësie politike, fetare, kombëtare, etj... përveç Zotit, veç dihet se toka do të bëhet bashkë me qiellin, ndërsa dielli do të zbres mbi kokat tona....Vetëm për fatin e Hënës ende nuk dihet asgjë....
prandaj, gjithqysh fleni me tlina...
Sepse, në bazë të egërsisë njerëzore dhe pamëshirës, kijameti nuk është larg,

Ama, mirë po na trajnon Skënder Hyseni m'u tut, dhe Kosova në vend se me mbjell pasulin para Shën Gjergjit, po mbjell frikë...

Ku po e shoh një mashkull me trefurtalka (madje edhe unë që jam trimëreshë e spikatur, po iki)....kah sytë-këmbët...

Ama, sille kah ta sillësh ti, neve më mirë na bjen mos m'u tut, sesa m'u tut, sepse tutën e bajmë për së rëndi.

Ajo që është "shkruar" të ndodh, do të ndodh, në daç tutu, në daç mos u tut.

P.S. U ktheva përsëri në Kishën e Llapushnikut, për ta "matur" shkallën e rrezikut, mbasi që rruga deri aty kalon nëpër pak mal.

Dhe aty ishte më qetë sesa në gjumë. Bile, as zogj nuk pashë të fluturonin në atë nënqiell.

Ju lumtë shqiptarëve, kudo që janë, që duhen dhe urrehen në heshtje  <3. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat