Kjo është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Më: 18 prill 2017 Në ora: 11:08
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, për shkak të problemeve shëndetësore ndodhet i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Kujdesin Intensiv.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu. Ai tha se ish-kryeministri mbrëmë ka pësuar sulm në tru, ndërkaq aktualisht ai është pa vetëdije.

“Ju konfirmojmë se në mjekimin intensiv qendror të QKUK-së, është duke u trajtuar ish-kryeministri dr. Bajram Rexhpi, cili ka pasur problem shëndetësore që duhen të trajtohen në këtë njësi”, ka thënë Fazliu.

Ai shtoi se ish-kryeministrit i janë bërë analizat laboratorike dhe radiologjike dhe është nën kujdesin intensiv të vazhdueshëm shëndetësor të mjekëve të QKUK-së. 

“Është formuar një konsilium në përbërje të mjekëve të lëmive të ndryshme përfshirë  neurologun, kardiologun, kirurgun vaskular, anesteziologun dhe lëmitë e tjera sipas nevojës.

Rasti është duke u përcjellë në vazhdimësi nga stafi i mjekimit intensiv”, bëri të ditur Fazliu.

Bajram Rexhepi është dërguar në QKUK mbrëmë rreth orës 20:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat