Media gjermane shkruan për Mitrovicën: A mund të kthehet Ballkani në Fuqi Baruti dhe roli i Fuqive të Mëdha?

Aktuale

Media gjermane shkruan për Mitrovicën: A mund të kthehet Ballkani në Fuqi Baruti dhe roli i Fuqive të Mëdha?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 prill 2017 Në ora: 12:45
Ilustrim

Në veri të Mitrovicës jetojnë serbët, në jug shqiptarët. Që në qytet mund të fillojë një konflikt i ri në Kosovë ka të bëjë me politikën e madhe - me Donald Trumpin, Vladimir Putinin dhe Brukselin, shkruan fillimisht magazina më e madhe e Europës “Der Spiegel”.

Çdoherë kur Edi Krasniqi (emri i ndryshuar) udhëton me veturë nga Mitrovica jugore në Mitrovicën veriore i largon targat e Kosovës. “Përndryshe më ngjyrosin veturën ose m’i shqyejnë gomat,” thotë punëtori artizanal i cili shkon në veri. “Gjithashtu zemërime me policinë mund të ketë.”

Në veri të Mitrovicës fillon një jetë e re: në vend të flamurit verdhë-blu të Kosovës, atje ndodhet flamuri tringjyrësh kuq-kaltër-bardhë. Ka mijëra plakata me Aleksandër Vucic, fituesin e zgjedhjeve presidenciale serbe. Shkrimet janë në qirilic dhe paguhet me dinar. Gjithsesi veriu i Mitrovicës zyrtarisht i takon Kosovës, por qytetarët e saj serbë nuk e duan.

Mitrovica është e ndarë prej 18 vitesh pas përfundimit të Luftës së Kosovës 1998/99. Dikur jetonin sëbashku fqinjët me etni të ndryshme. Sot lumi i Ibrit rreth 50 metra i gjërë është kthyer në linjë demarkacioni mes grupeve etnike, ndërsa ura mbi të si simbol i ndarjes. Në jug jetojnë rreth 70.000 banorë kryesisht shqiptarë të besimit islam, në veri po aq banorë por kryesisht serbë të besimit ortodoks.

Një urë që vlen si kufi

Prej disa muajsh janë rritur tensionet mes etnive përsëri dhe një arsye është edhe ndryshimi i gjeopolitikave. Serbia si aleatja tradicionale e Rusisë kërkon të zgjerojë ndikimin e saj. Nëse SHBA do vijojë të mbështet Kosovën pas fitores së Donald Trump është akoma e panjohur. BE gjithashtu merret me rajonin, pasi shqetësohet për konfliktet e mundshme në rajon. Veçanërisht në Mitrovicë.

Në dhjetor serbët filluan të ndërtojnë murin 100 metra të gjatë dhe 2 metra të lartë. "Politikanët serbë e përdorin urën si një art kufiri: këtu fillon territori serb,” thotë Jeton Mehmeti, drejtori i Think Tanks GAP Institute për Kosovën. Ura e Ibrit përdoret vetëm për udhëtarët, pasi serbët e kanë ndaluar për qarkullimin rrugor.

Lexo edhe: Media gjermane shkruan për historinë e KF Trepça dhe Mitrovicën e ndarë: Si u zhvendosën 12 mijë shqiptarë nga veriu?

Në janar “konflikti ishte në fije të perit,” pasi Serbia tentoi të dërgojë trenin provokativ drejt Mitrovicës, por që u ndalua nga njësitë speciale të Kosovës.

Roli i BE për qetësimin e situatës

Diçka po lëviz në Kosovë. A do fillojë konflikti në Ballkan në vendin me më pak se dy milion banorë si pasojë e varfërisë, korrupcionit dhe konfliktit nacional?

Be përpiqet të de-eskalojë konflktin: pjesërisht me sukses. Ata e kanë kusht normalizimin e marrëdhënieve në rast se kërkojnë perspektivën europiane. Prej atëherë përfaqësuesit e dy shteteve takohen rregullisht me ndërmjetësimin e Brukselit. Nën presionin e BE muri në Mitrovicën veriore është shkatërruar pjesërisht. Në mars shefja e politikës së jashtme europiane, Federica Mogherini udhëtoi në urën e Ibrit ku Brukseli ka financuar riparimin e saj me më shumë sesa një milion euro. Ajo theksoi se riparimi mund të jetë një “simbol për dialog, pajtim dhe shpresë.”

Por ura akoma nuk përdoret për automjetet, ndërsa në hyrjen e saj ndodhen ushtarët italianë të KFOR. Ata ruajnë prej 18 vitesh paqen në vend, përcjell botasot.info.

"Nëse BE bën presion te pala serbe, mbase ura mund të hapet në mes të këtij viti,” tha ministrja e dialogut, Edita Tahiri (60). “Nëse jo, atëherë duhet të presim.” Provokimet e fundit të Beogradit janë mbështetur nga Kremlini. "Rusia përpiqet të kthehet në Ballkan dhe shfrytëzon Serbinë.” Kështu që nuk është rastësi që treni me mbishkrimin “Kosova është Serbi” është prodhuar në Rusi. Në këto ditë Serbia pret të marrë gjashtë aeroplanë të vjetër MiG dhe 30 autoblinda të përdorura nga Moska.

Mitrovica veriore e përshëndet vëllain e madh të tyre sllav. Në shumë mure të saj ka simbole serbe dhe ruse. Në njërën shkruan: “Kosova është Serbi - Krimeja është Rusi”. Së fundi ka edhe plakata të Trump. "Nëse Trump e jep Ballkanin, nuk besoj se Franca ose Gjermania do luftojnë për Kosovën,” thotë politikani radikal serb Marko Jaksic. “Herët ose vonë në Kosovë do futet armata serbe.”

Por deri tani nuk vërehen shenja të ndryshimit të politikës amerikane mbi Kosovën.

Image
Treni serb në Kosovë

Të dyja palët nxisin konflikt ndëretnik

Megjithatë edhe shqiptarët provokojnë. Përballë ministrisë së Tahirit në Prishtinë ndodhet një plakatë e Ramush Haradanija. Dikur shef i UÇK, i arrestuar në janar në Francë - për shkak të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ai akuzohet se ka vrarë dhe dhunuar civilë. Serbia kërkon ekstradimin e tij. Pak më parë edhe në Mitrovicë ndodhej portreti i Haradinaj dhe pranë saj Hashtag-u #ourman. Së fundi presidenti Hashim Thaçi kërkoi krijimin e ushtrisë së Kosovës, përkundër vetos se serbëve të Kosovës duke zemëruar edhe BE dhe SHBA.

“Ne kemi probleme të mëdha ekonomike, papunësi dhe korrupcion ekstrem. Dhe për ti anashkaluar këto, politikanët e të dyja palëve përpiqen të krijojnë konflikt etnik,” thotë Jovana Radosavljevic nga organizata joqeveritare Neë Social Initiative.

Loja me zjarrin funkcionon. Të dyja anët e qytetit bëhen gjithmonë e më të huaj për njëri-tjetrin. Në shkollat shqiptare mezi mësohet serbishtja dhe anasjelltas. Etnia e kundërt paraqitet si kundërshtare. Rezultati: Përkundër që nuk ka posta kufitare, shumë rrallë ka kalime të bragut nga të dyja palët.

“Mendojmë se 90 përqind e të rinjve nuk kanë qenë në anën tjetër,” thotë Milivoje Raicevic nga Organizata për Ndërtimin e Mitrovicës. Ai vetë për herë të parë ishte në pjesën jugore përpara pesë vitesh.

“Zemra ime rrihte fuqishëm, por kur arritë në pjesën jugore pash njerëz normalë që shkonin në punë normalisht si te neve,” kujton ai.

Edi Krasniqi nuk ka frikë në Mitrovicën veriore: "Klientët janë të kënaqur me punën time. Megjithatë unë punoj më lirë sesa kolegët e mi serbë.”

Kur ai kthehet në pjesën jugore ndryshon përsëri targat e veturës. Së fundi veturat pa targa ose me regjistrimet e veriut janë të ndaluara katërcipërisht në jug. Në konfliktin e vogël kjo është e madhe për Mitrovicën./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat