Doktorët japin detaje: Operacioni i ish-kryeminsitrit Rexhepi përfundoi me sukses

Aktuale

Doktorët japin detaje: Operacioni i ish-kryeminsitrit Rexhepi përfundoi me sukses

Më: 19 prill 2017 Në ora: 18:21
Konferenca e mjekëve në Prishtinë

(E plotësuar) - Operacioni i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka kaluar me sukses dhe operimi ka qenë jo vetëm kurativ, por edhe preventiv.

U bë e ditur në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën pasdite në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK, në të cilën ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm dr. Curr Gjocaj, mjeku kryesor dr. Arsim Morina, dr. Eshref Osmani dhe zv. ministri i shëndetësisë, dr. Rrustem Musa.

Doktori i cili operoi ish-kryeministrin e Kosovës, Arsim Morina tha para mediave se  gjatë vizitave të vazhdueshme të bëra tek ish-kryeministri ishte ardhur në konludim se është e nevojshme ndërhyrja operative kirurgjikale.

Morina: Operimi ka qenë jo vetëm kurativ, por edhe preventiv

Siç jeni në dijeni ai ka pësuar dy sulme në tru, të cilat kanë atakuar seriozisht shëndetin e doktor Bajramit dhe kemi vendosë për ndërhyrje operative. Qëllimi i ndërhyrjes operative, i operimit ka qenë që të lirohet truri nga të enjturit, për shkak të insulteve cerebrovaskulare. Rrjedha operative ka shkuar në rregull, nuk kemi pas ndonjë komplikim. Operimi ka qenë jo vetëm kurativ, pra jo vetëm shërues, por edhe preventiv, që me i dhënë mundësi trurit të lirohet nga ajo shtypje, nga ai presion, për shkak të sulmeve që i ka pas në tru”, ka thënë ai.

Sa i përket  prognozës, dr. Morina tha se është një situatë që duhet përcjellur me dinamikë, dhe ashtu siç është përcjellur gjendja e Rexhepit më parë, ajo do të përcjellet edhe në vazhdimësi.

Kurse drejtori i përgjithshëm i Klinikës Kirurgjike në QKUK, dr. Curr Gjocaj bëri apel tek mediat e shkruara dhe elektronike, që për çdo gjë të kontaktojnë klinikën dhe të mos dalin me deklarime jozyrtare.

Në konferencë u tha se familja e ish-kryeministrit dhe ai vetë kanë kërkuar që të rehabilitohet në QKUK dhe jo ndokund tjetër.

Ish-kryeministri, doktori Bajram Rexhepi do të vazhdojë të mbahet nën kujdes intensiv qendror në Klinikën Kirurgjike në QKUK.

Doktorët japin detaje për operacionin e Rexhepit: Ndërhyrja kirurgjike ishte e nevojshme

Përmes një konference për shtyp të organizuar nga QKUK është folur për gjendjen e ish- kryeministrit Bajram Rexhepi dhe marrjen e vendimit për ndërhyrje kirurgjike.

Sipas drejtorit të Shërbimit Klinik Spitalor të Kosovës, Curr Gjocaj stafi i QKUK-së vazhdimisht ka qenë nën përkujdesje profesionale të Rexhepit.

“Doktori prej të hënës është në QKUK, gjithë stafi profesional menjëherë ka marr rastin, në vazhdimësi jemi marr me gjendjen e Rexhepit.  Sot kolesiumi vendosi që ndaj Rexhepit të ketë ndërhyrje kirurgjike”, ka thënë ai.

Ndërsa, Arsim Morina, Drejtor i Klinikës së Neurorkirurgjis, ka thënë se vendimi për operim është marrë pasi gjendja e Rexhepit nuk ka pasur përmirësim.

“Gjatë vizitave të vazhdueshme që kemi bërë Bajram Rexhepi kemi konstatuar se ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike pasi ai është ataku me sy sulme”.

“Operimi është bërë që të lirohet truri nga të ënjturit, operacioni ka shkuar në rregull nuk ka pasur  komplikime. Operimi është bërë që të lirohet truri nga ataket që ka pasur”, ka thënë ai

Më pas Morian, i cili ka qenë edhe udhëheqës i operacionit, ka thënë se gjendja e tij kërkon rehabilitim të vazhdueshëm, duke rikujtuar se ka qenë më së e nevojshme ndërhyrja kirurgjie.

QKUK në konferencë për gjendjen e Bajram Rexhepit (Drejtpërdrejt)

Në QKUK po mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media pas operacionit neurokirurgjik ndaj ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Në konferencë do paraqiten  drejtori i përgjithshëm Curr Gjocaj, operatori kryesor, dr. Arsim Morina, dr. Eshref Osmani dhe zv. ministri i shëndetësisë, Rrushtem Musa.

 

QKUK në 18:30 konferencë të jashtëzakonshme për gjendjen e Bajram Rexhepit

Qendra Klinike Universitare e Kosovës në 18:30 do të mbaj një konferencë për media lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Kjo konferencë mbahet për të njoftuar lidhur me shëndetin e Rexhepit pas operimit që iu nënshtrua sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat