“Albin Kurti duhet të dalë nga Vetëvendosje, jo Shpend Ahmeti”

Aktuale

“Albin Kurti duhet të dalë nga Vetëvendosje, jo Shpend Ahmeti”

Më: 19 prill 2017 Në ora: 19:26
Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti

Analisti politik, Krenar Gashi e ka kritikuar ashpër Albin Kurtin pas fjalimit të sotëm në Kuvend ku ai tërthorazi godet ashpër Shpend Ahmetin duke i quajtur kriminel Devollët.

Gashi thotë se përmes një fjalimi koti, Kurti e nënçmoi njeriun e dytë të partisë së tij, njeriun i cili e solli Vetëvendosjen në pushtet në Prishtinë dhe i dha këtij subjekti politik, për herë të parë, përgjegjësi reale politike.

Image
Analisti politik, Krenar Gashi

Postimi i plotë i Gashit:

Albin Kurti është, pa mëdyshje, një ndër mendjet më të shquara të filozofisë politike ndër shqiptarë. Por kjo nuk e bën politikan. As edhe pak. Kurti, i cili sikur shumica e politikanëve tanë nuk e ka as një ditë përvojë pune të zakonshme, s’ka lidhje me realitetin politik. Belbëzimet e tij politike janë interesante përderisa mbeten në nivel idesh abstrakte. Por kur konkretizohen, sikur sot në Kuvend, ato bëhen të rrezikshme.

Përmes një fjalimi koti, Kurti e nënçmoi njeriun e dytë të partisë së tij, njeriun i cili e solli Vetëvendosjen në pushtet në Prishtinë dhe i dha këtij subjekti politik, për herë të parë, përgjegjësi reale politike. Dhe Kurti nuk e bëri këtë për të denoncuar dikë, se një punë e tillë bëhet në prokurori e jo në Kuvend. E bëri vetëm e vetëm për t’ia ndalur hovin Shpend Ahmetit se në mos rastësisht po ia rrezikon pozitën e tij prej lideri shpirtëror (e të përjetshëm) të Vetëvendosjes. Kurti mund të ketë qenë ideator i Vetëvendosjes dhe themelues i saj. Por ai po ashtu është dhe vazhdon të mbetet pengesa kryesore për rritjen e këtij subjekti politik.

Krejt në fund, për shumë miq e kolegë që paskan sygjeruar se Shpendi duhet ta lë Vetëvendosjen pas këtij fjalimi: e keni shumë gabim. Nëse dikush duhet të dalë nga Vetëvendosja atëherë ai duhet të jetë Albin Kurti dhe jo Shpend Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat