Mustafa emëron Todosijeviqin ministër të Pushtetit Lokal

Aktuale

Mustafa emëron Todosijeviqin ministër të Pushtetit Lokal

Më: 20 prill 2017 Në ora: 16:24
ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka pritur në takim Todosijeviq dhe shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq.

Ndërkaq, Mirjana Jevtiq, është emëruar në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat