Reçica: Orientimi i Kosovës, integrimi në BE dhe në NATO

Aktuale

Reçica: Orientimi i Kosovës, integrimi në BE dhe në NATO

Më: 20 prill 2017 Në ora: 19:41
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, priti sot në takim shefin e Misionit për Evropë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, senatorin Jean Paul Wahl

Në takimin, ku ishin prezentë edhe Teuta Rugova-zv/kryetare e Komisionit dhe Puhie Demaku-anëtare, kryetari Reçica, e njoftoi senatorin Wahl për angazhimet e Komisionit, me theks të veçantë në veprimtarinë e tij në rrafshin e diplomacisë së jashtme.

Po ashtu, kryetari i Komisionit e njoftoi mysafirin edhe për punën e Kuvendit, duke vënë në pah angazhimet e tij të pareshtura për avancimin e demokracisë parlamentare.

“Orientimi i shoqërisë dhe shtetit tonë është integrimi në BE dhe në NATO, andaj, për këtë kemi nevojë për ndihmën tuaj dhe të shtetit tuaj”, tha Reçica.

Reçica e njoftoi senatorin Wahl edhe për raportet ndër fqinjësore të Kosovës dhe angazhimet e vendit tonë për të kontribuar në një paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Senatori Jean Paul Wahl i njoftoi nikoqirët për angazhimet e Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

“Kjo organizatë ka për qëllim që të avancojë paqen dhe të kontribuojë në zgjerimin edhe më të madh të BE-së”, tha Wahl.

Ai e inkurajoi dhe i rekomandojë kryetarit Reçica, që në emër të Kosovës të paraqesë kërkesën për të qenë vëzhguese e Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Lidhur me këtë, Wahl shprehu bindjen e tij se Kosova së shpejti do të jetë vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Për këtë kryetari Reçica e falënderoi përzemërsisht dhe e siguroi atë se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i ngushtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat