Ahmeti e Kurti nuk kanë folur pas fjalimit në Kuvend

Aktuale

Ahmeti e Kurti nuk kanë folur pas fjalimit në Kuvend

Më: 21 prill 2017 Në ora: 00:54
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në baza ditore flet me ish-kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.

Po ka pranuar se nuk ka folur pas fjalimit që Kurti bëri në Kuvend, e i cili u komentua si sulm i Kurtit ndaj Ahmetit.

“Nuk kam folur me të, sepse ai ka udhëtuar për në diasporë për takime”, ka thënë Kurti.

Ahmeti ka thënë se nuk i frikohet asnjë vendimi as qëndrimi të tij.

“Nuk kam absolutisht çfarë të fshehë”, ka thënë Ahmeti, duke insistuar se fjalimi i Kurtit nuk kishte të bënte asgjë me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat