Urdhërarrest për Albin Kurtin

Aktuale

Urdhërarrest për Albin Kurtin

Më: 21 prill 2017 Në ora: 09:59
Foto arkiv nga arrestimi i mëparshëm i Albin Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjyqtari Beqir Kalludra ka thënë për media se pas arrestimit të Kurtit, atij do t’i caktohet masa e paraburgimit.

Kalludra këtë vendim e ka marrë për shkak të mungesës së tij në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është gjobitur nga Gjykata në Prishtinë ngase nuk erdhi si dëshmitar në gjykimin e deputetëve të VV-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë e gjobiti sot kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 200 euro, për shkak se Veseli nuk erdhi si dëshmitar në seancën ku katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend.

Gjobë e njëjtë iu shqiptua edhe nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, por edhe deputetëve Naser Osmani e Armend Zemaj, si dhe Leonora Limajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat