Hyseni-Fungo: Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

Aktuale

Hyseni-Fungo: Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

Më: 21 prill 2017 Në ora: 11:16
Gjeneral Major Giovanni Fungo dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë e cila u vlerësua stabile.

Megjithatë, ministri Hyseni dhe komandanti i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë.

Sipas një komunikate të MB-së, në këtë takim u konstatua se bashkëpunim midis MPB-së dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe i frytshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat