Eksperti i sigurisë paralajmëron konflikt të armatosur për Demarkacionin

Aktuale

Eksperti i sigurisë paralajmëron konflikt të armatosur për Demarkacionin

Nga: A.ZH Më: 21 prill 2017 Në ora: 13:32
Kufiri me Malin e Zi

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Avni Islami ka komentuar sondazhin e ri të realizuar me lexuesit e gazetës “Bota sot”, nga i cili ka dalë që Demarkacioni në Kuvend sjellë trazira në Kosovë (63.2% e lexuesve).

Islami ka thënë se çështja e Demarkacionit është një temë serioze dhe e pakalueshme në Kuvendin e Kosovës dhe se për shkak të konfiguracionit të saj, edhe po të hidhej në votim, kjo marrëveshje nuk do të kalojë, meqë kundër saj do të votojnë edhe vet deputetët e koalicionit qeverisës.

“Duket e pamundur që kjo Marrëveshje të kalojë në Parlament, për shkak të konfiguracionit të saj. Edhe po të hidhej në votim, edhe vet deputetët e partive në pushtet, nuk do ta votonin, pra pjesa e faktuar, dhe ajo nuk kalon”, është shprehur Islami.

Image
Eksperti i sigurisë në Kosovë, Avni Islami

Ai ka paralajmëruar se nëse kalon në Kuvend, kjo marrëveshje mund të sjellë trazira apo konflikt të armatosur në Kosovë, por jo në nivel shteti.

“8200 hektarë janë kontestuar nga disa ekspertë, por edhe me përkrahjen e pjesëve të deputetëve dhe popullatës nga vija e Demarkacionit, në bazë të rrethanave , por edhe me sondazhin tuaj, tregon se nëse kalo,  që për momentin pasi nuk ka se si të kalojë pa vota, mund të sjellë trrazira jo në përgjithësi në Kosovë, por besoj në atë pjesë, mund të sjell edhe ndonjë konflikt të armatosur lokal. Konflikti nuk do të jetë me forca të Malit të Zi, por mund të ketë diçka të papritur, pra thjeshtë mund të ketë edhe trazira”, ka thënë eksperti i sigurisë Avni Islami./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat