Visar Ymeri reagon për fletëarrestin ndaj Albin Kurtit, ja çfarë thotë - Bota Sot
Visar Ymeri reagon për fletëarrestin ndaj Albin Kurtit, ja çfarë thotë

Aktuale

E enjte, 25 maj 2017

Visar Ymeri reagon për fletëarrestin ndaj Albin Kurtit, ja çfarë thotë

Më: 21 prill 2017 Në ora: 13:40
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke komentuar urdhërarrestin e lëshuar ndaj Albin Kurtit, ka thënë se ky fletëarrest i pabazë e jo ligjor duhet të anulohet menjëherë.

Ai ka thënë se në vendin ku sundon krimi e padrejtësia, lëshohet urdhër-arresti për aktivistin që proteston për drejtësi, barazi e demokraci.

Ymeri në facebook ka shkruar se varësia e gjyqësorit të Kosovës nga pushteti politik po na shndërron në vend qesharak.

“Po bëhemi gazi i botës.Edhe pse aferat korruptive mes politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve kanë dalë sheshit, me publikimin e dosjes "Pronto", në vend se të lëshohet urdhër-arresti për ta, lëshohet për ata që i denoncojnë këto afera korruptive e që proteston kundër tyre. Në këtë rast për Albin Kurtin. Edhe pse shkencëtarët kanë ngritur me argumenta e studime çështjen se Kosovës po i vidhet territori përmes një marrëveshje të padrejtë të nënshkruar nga pushtetarët, në vend se të hetohen ata që ia cënojnë integritetin Kosovës, kërkohet arrestimi i Albin Kurtit që ka protestuar për të kërkuar një demarkacion më të drejtë. Edhe pse ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë se pushtetarët kanë nënshkruar marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe duke e thyer e duke e shkelur Kushtetutën, në vend se të arrestohen ata që e shkelin themelin ligjor, kërkohet arrestimi i atyre që protestuan dhe e parandal uan këtë shkelje. Kosova e tenderëve të vjedhur, e korporatave miliardere, e lluksit të oligarkëve, e nepotizmit, e shkatërrimit të shkollave e spitaleve, e varfërisë ekstreme dhe e papunësisë, nuk e ka asnjë të arrestuar përgjegjës për këto, edhe pse provat e dokumentat janë tashmë sheshit, sepse askush prej tyre nuk fshihet më ngaqë gjyqësorin dhe policinë e kanë nën kontroll.

Sipas tij, Kosova e protestës kundër këtyre fenomeneve tashmë i numëron dhjetëra muaj burg për qindra aktivistë.

“E sot po kërkojnë t'a arrestojnë dhe Albin Kurtin. Ky fletë - arrest i pabazë e jo ligjor. Duhet të anulohet menjëherë”, ka shkruar ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pse u bashkua Ramush Haradinaj me PDK-në:

    Për postin e kryeministrit

    Kishin marrëveshje të fshehtë edhe më herët

    Nuk e di

    Shiko rezultatet
    test