Limaj: Dy javët e ardhshme janë vendimtare për zgjedhjet nacionale

Aktuale

Limaj: Dy javët e ardhshme janë vendimtare për zgjedhjet nacionale

Më: 21 prill 2017 Në ora: 14:04
Fatmir Limaj në konferencë

(E plotësuar) -  Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, sot ka mbajtur një konferencë për medie. Kryetari Limaj gjatë kësaj konference ka prezantuar edhe ish nënkryetarin e Partisë së Drejtësisë, kryetarin e PD’së në Kaçanik, aktualisht këshilltarin komunal në Asamblenë komunale të Kaçanikut, Avni Tafili, që nga sot, me bashkëpunëtorët e tij, i janë bashkuar Nismës për Kosovën.

Kryetari Limaj tha se nga sot kandidati ynë për kryetar të Kaçanikut, Agim Çakaj, do ta ketë shumë më të lehtë, që si ekipë e fuqishme e Nismës, të i sjellin ndryshimin e shumëpritur qytetarëv dhe qytetit të Kaçanikut.

Avni Tafili, ftoi të gjithë ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë, ti bashkohen Nismës për Kosovën dhe iniciativës për të dërguar përpara proceset e vendit, duke i dëshmuar botës që në Kosovë mund të qeveriset si është më së miri.

Kryetari i degës së Nismës në Kaçanik, Agim Çaka duke e vlerësuar aderimin e Tafilit, tha se ngjarja e sotme është moment i rëndësishëm për partinë pasi që iu bashkua një personalitet me bagazh intelektual dhe të definuar politik.

Image
Avni Tafili në konferencë

***

Kryetari i Partisë së Drejtësisë në Kaçanik, Avni Tafili ka aderuar në Nisma për Kosovën. Me këtë rast, lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj tha se Nismës po i bashkohen njerëzit për fitore.

Limaj duke folur për mocionin tha se po ecë shumë mirë në arritjen e numrit të duhur të nënshkrimeve për ta proceduar në Kuvend.

Ai tha se pret që kjo Qeveri shpejt do të bie dhe të shkohet në zgjedhje. Limaj tha se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zgjedhjet nacionale.

Fatmir Limaj në konferencë 

Nisma për Kosovën mban konferencë, në të cilën do të flas kryetari, Fatmir Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat