Hahn për liderët e Ballkanit: Në vend të lojërave, duam vullnet politik

Aktuale

Hahn për liderët e Ballkanit: Në vend të lojërave, duam vullnet politik

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:42
Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hah

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn ka kërkuar më shumë përpjekje nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të rifilluar progresin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka deklaruar se në vend që të merren me lojëra politike, krerët shtetërorë kanë nevojë për më shumë vullnet politik dhe zbatim të reformave.

Këto deklarime Hahn i bëri gjatë një vizite në Universitetin Priceton.

“Reformat në vend se në letër, duhet të kryhen në terren, sidomos në fushën e sundimit të ligjit”, është shprehur komisioneri evropian.

Sipas tij të gjitha vendet ballkanike do t’i kenë dyert e hapura që të hyjnë në BE, duke shtuar se ka ende punë për të bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat