Reagon edhe BE-ja për ‘Shqipërinë e Madhe’: Jo deklaratat nxitëse

Aktuale

Reagon edhe BE-ja për ‘Shqipërinë e Madhe’: Jo deklaratat nxitëse

Më: 21 prill 2017 Në ora: 21:20
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic

Pas deklaratave të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për ‘Shqipërinë e Madhe’, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka thënë se deklaratat e tilla nuk janë të dobishme për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

“Deklaratat që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në punët e brendshem të vendit fqinj nuk janë të dobishme për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore në rajon. Në vend të deklaratave të tilla, duhet të fokusohemi te reformat dhe bashkëpunimi”, ka thënë ajo për Tanjug.

“Edhe Mogherini dhe Hahn e thanë në mënyrë të përsëritur se deklarata e tilla janë retorikë nxitëse. Në vend të kësaj BE-ja pret nga të gjithë në rajon të vazhdojnë ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit, për të intensifikuar punën dhe reformat drejt integrimit evropian”, ka deklaruar Kocijancic.

Ajo në fund ka thënë se BE-ja gjithmonë e ka mbështetur pajtimin dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat