Abdixhiku: Qytetarët nuk e meritojnë këtë skenë politike

Aktuale

Abdixhiku: Qytetarët nuk e meritojnë këtë skenë politike

Më: 22 prill 2017 Në ora: 11:28
Drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku

Kosovës i duhet reformim i të gjitha partive aktuale politike pa përjashtim, pasi që fatkeqësisht ato nuk dinë të bëjnë diçka tjetër, përveç populizmit, i cili është karta e tyre e shitjes së vlerës politike. Ky koalicion qeverisës duhet t’i kryej temat si demarkacioni dhe t’i mundësojë qytetarëve lëvizje të lirë, përndryshe duhet të shkohet në zgjedhe të reja.

Kështu pohon në një intervistë për Kp, drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, sipas të cilit zgjidhja e Kosovës, është demokratizimi i partive aktuale, pasi që asnjëra nga to nuk ka demokraci të plotë.

Abdixhiku: Partitë politike duhet të reformohen, jo të bëjnë garë përmes temave folklorike

“Unë besoj që Kosovës i duhet reformim i të gjitha partive aktuale, sepse partitë aktuale të gjitha e kanë temë diskutime, politiken e madhe, politikën simbolike, nuk e kanë politikën praktike. Nuk dëgjon debate, nuk dëgjon propozime, nuk dëgjon zgjidhje në skenën politike, për problemet bazike të kosovarëve. Ndonëse krijimi i partive të reja,  është pak i pamundur në Kosovë, për shkak se elektorati është i ndarë. Besoj që zgjidhja e vetme në Kosovë, do të jetë reformimi i partive politike. Ka njerëz të mirë në secilën parti politike, ka individë të mbarë në secilën prej partive politike. Është e domosdoshme që këta individë që kanë ide, që kanë argumente, që kanë zgjidhje për problemet tona, të marrin primatin e partive respektive dhe të bëjnë garë përmes këtyre ideve. Jo përmes popullizmave dhe temave  folklorike, por temave praktike. ..Të bëjmë një debat për paratë që do të ndahen për shëndetësinë. Për një debat për mënyrën e organizimit të shkollave. Këto janë tema që ne duhet t’i diskutojmë,  apo t’i shohim se si diskutohen në nivelin politik të Kosovës.  Edhe  këto tema fatkeqësisht nuk do të bëhen në një garë të vjetër në mendësi,  të elitës politike. Sepse të njëjtat  fatkeqësisht nuk dinë të bëjnë tjetër çka  përveç popullizmit. Popullizmi është karta e tyre e shitjes së vlerës politike. Me popullizëm ndihen mirë, sepse popullizmi është fare i lehtë, flet çfarë të duash pa llogaridhënie, duket interesat dhe është plotësues. Zgjidhja e Kosovës, është demokratizimi i partive aktuale. Asnjëra prej prej partive aktuale, nuk ka demokraci të plotë”, tha ai.

Abdixhiku e quan të padrejtë izolimin e qytetarëve për shkak të kësaj elite politike, e cila është e paaftë t’i adresojë problemet e tyre dhe vazhdon t’i mbajë qytetarët e izoluar.

Abdixhiku: Qytetarët po përjetojnë dy padrejtësi

“Qytetarët e Kosovës,  po përjetojnë dy padrejtësi. E para është nga BE, i cili i mban të izoluar dhe dënuar, për shkak të një elite politike, që është e paaftë të adresoj problemet e tyre. Padrejtësia e dytë ka të bëjë pikërisht me këtë elitë politike, e cila nuk është në gjendje që një çështje krejt teknike ta zgjidh, për të marrë një të drejtë elementare ,siç është lëvizja e lirë e që e kanë të gjitha vendet e rajonit. Dhe në këtë padrejtësi është e domosdoshme që të kursehet kohë. Sepse mos të harrojmë se kushti i demarkacionit është vënë gati që një vit e gjysmë. Ne në këtë kohë për një vit e gjysmë,  kemi mundur të bëjmë zgjidhje të re, matje të reja, marrëveshje të reja, ratifikime të reja dhe zgjidhje të këtij problemi,. Por s’kemi bërë asgjë.. Prandaj them se ky koalicion qeverisës, ka një alternativë të vetme përpara, ose ta miratoj demarkacionin çfarëdo mode li të demarkacionit, sepse nuk është kusht ky model i tanishëm i demarkacionit, ka edhe alternativa të tjera. Ose të shkoj në zgjedhje të reja, për të lejuar qeverisje të re, që të bëjë aprovimin e demarkacionit dhe marrjen e lëvizjes së lirë. Nuk ka kuptim që qytetarët e Kosovës, të vazhdojnë gjendjen e tanishme të Status Quos, sepse është gjendje e ngulfatur”, tha ai..

Abdixhiku thotë se qytetarët nuk e meritojnë këtë skenë politike të tanishme, e cila nuk i zgjidh problemet siç është demarkacioni, asociacioni e ushtria, por bënë show politik.

Abdixhiku: Qytetarët nuk e meritojnë këtë skenë politike

“Qytetarët nuk e meritojnë këtë skenë, këtë ambient politik në Kosovë. Pra është ambient i ngarkuar, konsumues dhe pa zgjidhje e alternativë. Sepse në fund të ditës edhe demarkacioni edhe ushtria edhe asociacioni,  do të duhej të ishin tema shumë të thjeshta, teknike.. Në esencë Kosova do të duhej t’i zgjidhte këto probleme për pak muaj, pa bërë telashe të mëdha politike, pa bërë Show politik në Kosovë dhe t’i kthehej problemeve bazike, të shëndetësisë, arsimit e të punësimit”, tha ai..

E sa i përket zhvillimit ekonomik në vend, Abdixhiku thotë se me këtë trend të rritjes ekonomike, Kosovës do t’i duhen edhe 32 vite për të arritur nivelin e Kroacisë dhe 70 vite për të arritur mesataren e një vendi të Bashkimit Evropian.

Abdixhiku: Me këtë trend, Kosovës i duhen dhe 70 vjet për të arritur standardin e vendeve të BE-së

“Përgjatë dy vite e gjysmë të fundit, çështjet politike e kanë eklipsu, çështjet ekonomike në vend. Pra më tepër është marrë me tema madhore politike se sa me problemet ekonomike të një familje mesatare.. Rritja ekonomike, vazhdon të sillet në numra përafërsisht të njëjtë me vitet paraprake. Të dhënat zyrtare të BB-së dhe FMN-së tregojnë në mesatare gjatë këtyre dy vite e gjysmë , rritje ekonomike prej 3.9 për qind. Unë gjithmonë kam thënë se për të pasur një rritje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë dhe për të krijuar vende të reja të punës, për këtë fluks të madh të papunëve në Kosovë, neve na duhet rritje ekonomike tetë deri në 10 për qind. Prandaj secili trend në përgjysmim të këtij numri 8 deri 10 për qind,  nuk jep një ritëm të shpejtë të zhvillimit ekonomik. Pra me këtë ritëm siç kam thënë në vazhdimësi, Kosovës do t’i duhen diku rreth 32 vite për të arritur Kroacinë, i duhe n diku rreth 70 vite për të arritur një mesatare të një vendi të BE-së”, tha ai.

Ai thotë se problemet bazike të qytetarëve, siç është punësimi, standardi i jetesës, përkujdesi shëndetësor, edukimi më i mirë, kanë mbetur në stad pothuajse të njëjtë dhe se ndër problemet më të mëdha në vend, mbetet papunësia. E sa i përket investimeve të jashtme, ai thotë se nuk ka ndonjë zhvillim radikal dhe se korrupsioni dhe burokracia, mbeten ndër problemet kryesore, që i trembin investitorët e huaj potencial.

Abdixhiku: Korrupsioni dhe burokracia, ndër problemet kryesore në Kosovë

“Neve na duhet  të krijojmë dhe një shembull të mirë të një imazhi të mirë të investitorëve në Kosovë. Ne nuk e kemi një biznes serioz në Kosovë, që jep një shembull që ky vend është i sigurte. Deri tani kemi pasur kryesisht biznese nga Turqia, të cilët e kanë pasur shumë të lehtë operimin në një ambient korruptiv të Kosovës. Por nuk e kemi pasur një biznes nga Evropa perëndimore, përkundrazi bizneset e tilla janë larguar, janë frikësuar nga Kosova në  procese të ndryshme të kurdisura dhe të privatizimeve por dhe të tenderimeve të ndryshme...Korrupsioni dhe burokracia janë problemet kryesore në Kosovë. Pra një investitor për Kosovë siç ka pasur raste të mëparshme, ka hasur probleme me burokrat të ndryshëm,  në nivele të ndryshme të kërkimit të lejeve dhe dokumenteve, deri në masën saqë nga ta janë kërkuar dhe hise, jo vetëm përqindje korruptive, por dhe hise u kanë kërkuar. Kanë të bëjn ë po ashtu me pasigurinë politike”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat