Ambasadori i Kosovës në Gjermani paguan 75 euro për t’u dukur më i bukur në foto (Dokument)

Aktuale

Ambasadori i Kosovës në Gjermani paguan 75 euro për t’u dukur më i bukur në foto (Dokument)

Nga: Bota Sot Më: 22 prill 2017 Në ora: 14:31
Ambasadori i Kosovës në Gjermani Skender Xhakaliu

Zyrtarët institucionalë po vazhdojnë të keqpërdorin paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës.

Këtë e dëshmon edhe rasti i ambasadorit të Kosovës në Gjermani Skender Xhakaliu, i cili ka shpenzuar 75  euro nga buxheti i Kosovës për të dizajnuar fotografinë, e cila gjendet në faqen e Ambasadës së Republikës së Kosovës.

Gazeta “Bota sot” ka siguruar edhe dokumentin me arsyetimin e kësaj Ambasade drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe faturën.

Image
Arsyetimi i Ambasades

Siç shihet në dokument, rasti skandaloz, ka ndodhur në mars të vitit 2013.

Kujtojmë se Xhakaliu, më 19 qershor të vitit 2012,  i dorëzoi letrat kredenciale të akreditimit si ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën federale të Gjermanisë, presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck. /BS/

Image
Fatura
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat