Dodik: Ndërkombëtarët po i ndihmojnë shqiptarëve për ‘Shqipërinë e Madhe’

Aktuale

Dodik: Ndërkombëtarët po i ndihmojnë shqiptarëve për ‘Shqipërinë e Madhe’

Më: 22 prill 2017 Në ora: 14:37
President i republikës autonome serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik

President i republikës autonome serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik i ka cilësuar si deklarata nxitëse pretendimet e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Ai i ka vlerësuar këto deklarata si një sulm i drejtpërdrejtë mbi rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Serbisë, duke shtuar se Kosova mbetet një problem serioz dhe se duhet të kthehet në nivelin e OKB-së dhe Rezolutës 1244.

“Kërcënimet për Shqipërinë e Madhe pa marrë parasysh nga kush janë deklarata destabilizuese. Këto nuk kontribuojnë për paqen dhe në raportet e mira me Beogradin. Këto deklarata të papërgjegjshme e bëjnë edhe më të sigurt besimin se Republika serbe nuk do ta njoh kurrë Kosovën”, ka thënë Dodik.

Milorad Dodik pretendon se kjo është bërë në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, për ta shantazhuar Serbinë.

“Nga përvoja ime personale mund të them se autoritet e Prishtinës dhe bashkësia ndërkombëtare janë të lidhura. Kjo është hipokrizi e ndërkombëtarëve. Por, Serbia është vendi më i qëndrueshëm në rajon dhe ka një politikë të paqes dhe stabilitetit, dhe nuk do të lejojë askënd të kërcënojë rindarjen e kufijve sidomos jo në dëm të serbëve”, theksoi ai.

Sipas tij, me këto deklarata shkelet ligji ndërkombëtar dhe i gjithë shteti i Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat