Deklaratë e Zëdhënësit të KFOR-it, për trupat gjermane në Kosovë

Aktuale

Deklaratë e Zëdhënësit të KFOR-it, për trupat gjermane në Kosovë

Më: 22 prill 2017 Në ora: 15:28
KFOR-i gjerman në Kosovë

Gjermania mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj KFOR-it.

Që nga viti 1999, Gjermania ka qenë një kontribuese e qëndrueshme me trupa në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO .

Ky angazhim vazhdon. Kontingjenti gjerman mbetet kontribuesi i tretë më i madh në KFOR.

KFOR-i vazhdon aktivitetet e veta për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe për të garantuar liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e vetë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Çdo vendim rreth pozitës së ardhshme të KFOR-it do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe do të mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat