A do ta formonte OKB-ja Gjykatën Speciale, nëse jo Kuvendi, ja çfarë thotë avokati i njohur

Aktuale

A do ta formonte OKB-ja Gjykatën Speciale, nëse jo Kuvendi, ja çfarë thotë avokati i njohur

Nga: Mimozë Lakna Më: 23 prill 2017 Në ora: 06:34
Tomë Gashi

Sipas avokatit Gashi, me krimet e publikuara ditë më parë në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për persona të zhdukur për shqiptarë të marrë gjallë gjatë luftës do të duhej të merrej Prokuroria e shtetit të Kosovës.

 “Sigurisht që kishte me qenë e drejtë, që me këtë rast të merret Gjykata Speciale. Me këtë është dashtë më herët të merret Tribunali për luftëra në ish Jugosllavinë në Hagë. Po  ashtu është dashur me këtë rast monstruoz të merret drejtësia Prokuroria e shtetit të Kosovës, por edhe prokuroria e EULEX-it “, ka thënë ai. 

Avokati Tomë Gashi ka fajësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët sipas tij, kanë nxjerrë ligjin për Gjykatën Speciale, që do të merret me pretendimet e krimeve të kryera nga shqiptarët.  “Mirëpo mjerisht  deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë nxjerrë ligjin për Gjykatën Speciale në vitin 2015, ku sipas këtij ligji Gjykata Speciale, po ashtu në Hagë do të merret vetëm me pretendimet e krimeve të kryera nga UÇK –ja, gjatë periudhës së luftës dhe pas saj. Mandati  i Gjykatës Speciale është gjykimi i atyre që akuzohen në këtë gjykatë për krime të supozuara nga 01 janar 1998 me krime të supozuara të kryera deri më datën 31, dhjetor 2000”, ka thënë ai.  Gashi e ka quajtur raciste Gjykatën Speciale, e cila sipas tij do të merret vetëm me njërën anë luftuese që janë shqiptarët.  

“Se Gjykata Speciale në bazë të votës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të merren vetëm me krime të supozuara,  të kryera nga shqiptarët e jo nga serbët, gjatë dhe pas luftës ka qenë ajo që unë kam deklaruar gjithmonë, se kjo Gjykatë është raciste sepse do të merret me gjykimin vetëm të shqiptarëve e jo të të gjithë atyre që eventualisht kanë bërë krime gjatë luftës në Kosovë.

aciste është kjo gjykatë kur merret me trajtimin penal të vetëm njërës palë ndërluftuese, pra vetëm të shqiptarëve e jo edhe të serbëve,  të cilët me ushtrinë e tyre me polici dhe paramilitarë serbët kanë vrarë mbi 15000 mijë civil në Kosovë”, ka potencuar ai.  Ndërkaq kërcënimin, se në rast se Kosova nuk do ta votonte Gjykatën Speciale, të njëjtën do ta formonte OKB-ja, avokati Gashi e ka cilësuar si mashtrim, pasi sipas tij, OKB-ja nuk do të formonte një Gjykatë raciste.  ”Po ashtu kërcënimi për kinse formimin e Gjykatës Speciale nga OKB, nëse Kosova nuk do ta formonte këtë Gjykatë Speciale ka qenë një mashtrim i madh.

KB kurrë nuk do të formonte një gjykatë raciste për të gjykuar vetëm një etni, një komb nga një shtet multi etnik siç ka qenë dhe siç është Kosova, sepse në këtë rast OKB do të minonte bazamentin e ekzistimit të vet, ku parimi kryesorë i OKB-së,  është jo diskriminimi i qytetarëve në baza etnike, kombëtare religjioze, të ngjyrës etj. E Kosova ka formuar gjykatë kundër vetvetes dhe ky është rasti unik në botë, që një shtet të krijojë Gjykatë Speciale kundër vetvetes dhe atë në territorin e një shteti tjetër, si në këtë rast në Holandë”, ka potencuar ai.  Sido që të jetë, sipas avokatit Gashi, me krimet e publikuara në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për persona të zhdukur për shqiptarë të marrë gjallë gjatë luftës do të duhej të merrej Prokuroria e shtetit të Kosovës.  “Kjo është kompetencë e saj, sepse ata kanë qenë qytetarë të Kosovës , janë marrë në Kosovë nga forcat serbe dhe kjo përben krim të luftës por edhe gjenocid”, ka përfunduar ai./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat