Prokuroria e Shtetit tregon deri në cilën fazë kanë shkuar hetimet për veteranët e UÇK-së!

Aktuale

Prokuroria e Shtetit tregon deri në cilën fazë kanë shkuar hetimet për veteranët e UÇK-së!

Më: 23 prill 2017 Në ora: 07:45
Ilustrim

Lista me mbi 46 mijë qytetarë të Kosovës të cilët gëzuan statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdon të jetë objekt i hetimit nga ana e Prokurorisë së Shtetit edhe pas 5 muajve, nga kur paten nisur ato.

Lajmin e ka konfirmuar Liridona Kozmaqi, zyrtare për informim e Prokurorisë së Shtetit.

Sipas saj, edhe në këtë kohë, prokurorët janë duke bërë grumbullimin e informatave në lidhje me keqpërdorimin eventual të listave të veteranëve të UÇK-së.

“Tani prokuroritë janë duke marrë veprimet e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë dhe më pas varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohet nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës”, tha ajo

E pyetur se a kanë identifikuar parregullësi në këto lista deri në këtë fazë të hetimeve, Kozmaqi mohoi të jap detaje me arsyetimin se hetimet po vazhdojnë edhe më tutje.

“Tani në këtë fazë ku hetimet janë duke vazhduar në prokuroritë kompetente nuk mund të bëhen publike informata tjera”, ka thënë për blic ajo.

Dyshimet për fryrje të listave me veteranë të UÇK-së nga përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, kanë qenë pikënisje e hetimeve nga ana e prokurorisë.

Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar edhe buxhetin e Kosovës, madje në vitin e kaluar kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat