“Të inkriminuarit nuk po e luftojnë ektremizmin dhe radikalizmin”

Aktuale

“Të inkriminuarit nuk po e luftojnë ektremizmin dhe radikalizmin”

Nga: H.O. Më: 23 prill 2017 Në ora: 16:46
Ilustrim

Ditë më parë Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë kishte kërkuar që të luftohen dukuritë e dhunës, si ektremizmi dhe radikalizmi. Madje vetë ministri Skender Hyseni pati deklaruar se Kosova ka dëshmuar se mund ta luftojë këto dy dukuri, edhepse nuk jemi vend imun ndaj radikalizmit kur kemi pasur shumë qytetarë që kanë shkuar në luftërat e huaja.

Por se sa vazhdon të kanoset Kosova nga këto fenomene, MBP-ja nuk ka dhënë një përgjigje për “Bota sot”.

Njohësit e sigurisë vlerësojnë se Kosova gjithmonë duhet të jetë e gatshme ndaj një rreziku të tillë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, lidhur me rrezikun nga ektremizmi dhe aktet e tjera të dhunës në Kosovë, thotë se me ligjet në fuqi gjithëherë mund të luftohen këto dukuri.

“Problemi është se pas luftës, njerëzit që erdhen në pushtet ishin pa një provoj pune dhe të varfër, detyra e tyre e parë ishte të pasurohen patjetër. Në poste të larta i emëruan njerëzit e përzgjedhur që t’i mbrojnë ata në pushtet. Tani si thotë populli e ka marrë e keqja te poshtëzen,  se ka kalue një kohë e gjatë e kriminalizimit të kësaj shoqërie. Ne poste të larta ku duhet të luftohet krimi i të gjitha llojeve, gjenden njerëzit e "shefave" të cilët tani janë ba të fort, dhe nëse e luftuan krimin në tërësi, rruga i qon te "shefat" e tyre.

Sipas tij, në poste të larta tani nuk bëhet fjalë vetëm për politikanët por edhe të gjitha strukturat tjera të kësaj shoqërie si BIK, AKP, QKUK, Ministri etj, prandaj edhe në aspektin fetar shihet krejt qartë deri ku kemi mbërri si një shtet i brisht i posaformuar, me kaq pak banorë e që më parë në atë sistemin e më parë, nuk i kemi pasur keto problem, e pjesëmarrja në ISIS është aq e madhe sa ua kalojnë edhe shteteve më të mëdha myslimane.

“Domethënë se kjo klikë udhëheqëse është e tërëi e pështjellur (e inkriminuar) në veprimet kriminale, pavarësisht politikanëve, fetarëve, etj. Për më dashtë njëherë e mirë me u pastru nga këto të këqija, duhet që në ato postë të lartë, të emërohen njerëzit me duar të pastra dhe të fillohet spastrimi në tërësi i kësaj shoqërie, në këtë mënyrë rrugëtimi ynë për në BE do të jetë shumë i shkurtër. Derisa nuk fillohet të luftohet krimi në tërësi prej së larti e poshtë, kjo shoqëri do të jetë gjithnjë e infektuar nga të këqijat dhe nuk do të ketë perspektivë sikur tash e 17 vite që jemi shliruar”, vlerëson analisti Tërnava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat